Elbasan/ Vihet në pranga 56 vjeçari, u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë nga Pakistani

7 Shtator, 12:05| Përditesimi: 7 Shtator, 12:22

  • Share

ELBASAN - Një 56 vjeçar u arrestua nga policia në Elbasan, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë nga Pakistani me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. 56 vjeçari F.K., banues në Korçë u kap në unazën e qytetit të Elbasanit.

Dhe në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua automjeti dhe 2 celularë.

'Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Four ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:   

F. K., 56 vjeç, banues në Korçë.   

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në unazën e qytetit, Elbasan, duke transportuar me furgon, kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga Pakistani, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.', njofton policia.   

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?