Elbasan/ Virozat mbushin Pediatrinë, 100 vizita në ditë! Mjekja: Shkaktojnë bronkopneumoni te fëmijët

3 Nëntor 2022, 16:53| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 17:09

  • Share

Virozat janë shumë të përhapura tek fëmijët gjatë vjeshtës. Në ditët e para të nëntorit sidomos vihet re fluksi i lartë në pediatrinë e Elbasanit, me rreth 100 vizita në ditë, kryesisht grupmosha 1 deri në 5 vjeç është më e prekur.

“Në këtë fillim nëntori numri i paraqitjeve mbetet i lartë, rreth 100 vizita në 24 orë. Njëkohësisht rritje dhe numrit të shtrimeve në spital”, u shpreh Irena Palloshi, shefe e Pediatrisë në Elbasan.

Shefja e pediatrisë shton se virozat në disa raste lënë pasoja tek fëmijët, siç është brokopneumonia etj.

“Fëmijët që marrim mjekim ambulator janë fëmijë të shkollave e kopshteve që paraqiten me temperarurë dhe të vjella. Po kështu ka raste me asma, bronkoplomoni, shton mjekja, duke theksuar se këto ditë është rritur sëmundshmëria dhe tek bebet 0-1 vjeç", tha Irena Palloshi.

Mjekja apelon prindërit të tregojnë kujdes me higjienën dhe ushqyerjen e fëmijëve.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?