Një 55-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash duke shpërdoruar detyrën si menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit.
Autori i vjedhjes me inicialet S. Zh., dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore).
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte burri.
Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit S. Zh., me anë të mashtrimit, thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni u kodua “Grid.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.