Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Vodhi me dhunë një portofol me para e një celular, arrestohet 46-vjeçari

4 Shkurt 2019, 10:36| Përditesimi: 4 Shkurt 2019, 11:07

  • Share

Një 46-vjeçar është arrestuar në Elbasan për veprën penale vjedhje me dhunë. Bëhet fjalë për personin me inicialet K.C., banues në Elbasan.

Ai u vendos në pranga nga specialistët e Hetimit të Krimit pasi i ka marrë me dhunë P.A. portofolin me një shumë parash si dhe një aparat celular.

Ende nuk dihet sesa ka qenë totalisht shuma e parave të marra, por mësohet se materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme proceduriale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?