Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi përmes mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetasi.
Administratori i një biznesi në Qukës të Librazhdit kallëzoi në policia se ishte mashtruar nga një person, për dhënien e një shume parash. Policia organizoi punën dhe bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit të mashtrimit, shtetasin K.P., 32 vjeç banues në Lezhë.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale që u kryen menjëherë pas kallëzimit të administratorit të një biznesi në fshatin Qukës, Librazhd, se ishte mashtruar nga një shtetas, për dhënien e një shume parash, kanë organizuar punën, dhe si rezultat kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të rastit, shtetasin K. P., 32 vjeç, banues në Lezhë.', thuhet në njoftimin e policisë.
Më datë 2 maj 32-vjeçari mashtroi F.Rr., 56 vjeç, duke i marrë një shumë parash.
Policia kreu kontrolle në shtëpinë e 32-vjeccarit në Lezhë dhe gjeti dhe sekuestroi një municion luftarak dhe një thikë, të cilat do të dërgohen për ekzaminime.
'Ky shtetas, dyshohet se më datë 02.05.2024, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash, shtetasit F. Rr., 56 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e 32-vjeçarit, të kryer në bashkëpunim me stukturat e Policisë Lezhë, janë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë), të cilat do të dërgohen për ekzaminime.', vijon më tej njoftimi.
Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.