Ka zgjatur më shumë se 5 orë seanca për Arbër Paplekajn në Gjykatën e Elbasanit, ku u pyetën 4 dëshmitarë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Ish-anëtarët e strukturës së paligjshme të PD-së “për mbrojtjen e votës” Arjan Hoxha, Erjon Demushi, Pavlo Vuksani dhe Nuredin Kasmi thanë dëshminë e tyre, duke i qëndruar besnikë dëshmive të para rreth ngjarjes dhe pa rrëfyer detaje.
Sipas avokates së familjes Xhuvani, Rezarta Tahiraj, Arjan Hoxha ka mohuar “Strukturën e Mbrojtjes së Votës”, duke e cilësuar atë si shpikje të medias.
Për vrasjen e bujshme të ndodhur pak ditë para zgjedhjeve parlamentare u vetëdorëzua Arbër Paplekaj, truprojë i drejtuesit politik të PD në Elbasan në atë kohë Gazmend Bardhi, ndërsa përplasja u shënua në një situate tensionuar politike.
Çfarë ndodhi më 21 prill të 2021:
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi. Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë). Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.
Rezarta Tahiraj avokatja e familjes së Pjerin Xhuvanit, në një prononcim për gazetarët është shprehur se ky proces do të jetë i gjatë. Sipas avokates Arjan Hoxha ka mohuar “Strukturën e Mbrojtjes së Votës”, duke e cilësuar atë si shpikje të medias.
‘U dëgjuan katër dëshmitarë. Me dëshminë e parë u deklarua se ishte një shpikje e medias përcaktimi i strukturës se mbrojtjes së votës dhe që fjala e saktë do të ishte strategji. Në këtë pikë është e nevojshme të shohësh videon e deputetit Bardhi. Mbetet për tu pyetur kush ka të drejtë. Për pjesën tjetër u kuptua që ky proces do të jetë i gjatë. Megjithatë, cilado të jetë sigla e atyre ekipeve të tre furgonave që kanë vepruar në Elbasan atë ditë të vrasjes, gjëja e sigurtë është se njeri prej tyre ishte i armatosur dhe për vetë rrëfimin e tij ka vrarë mjekun dhe aktivistin politik Pjerin Xhuvani.’- u shpreh ai.
Humbja e kujteses paska rene si epidemi mes ketyre!!
Përgjigju