Elbasan/ Masakroi me thikë gruan Jetlira Elezi, arrestohet Ramis Mici! Pas vrasjes ishte fshehur poshtë urës së Zaranikës

31 Korrik 2022, 13:28| Përditesimi: 31 Korrik 2022, 14:54

  • Share

ELBASAN- Nuk ka zgjatur më shumë se një ditë arratia e 37-vjeçarit Ramis Micit, i cili vrau me thikë një ditë më parë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin në një banesë që kishin marrë me qira në lagjen 'Skëndërbej' në Elbasan. Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan dhe që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar aty. 37-vjeçari pasi masakroi me thikë gruan, sipas dëshmisë së pronarëve të shtëpisë, përplasi derën me forcë dhe u largua e qetësisht në këmbë.

Jetlira Elezi, 37-vjeçe mbeti e vdekur në vend pasi u godit me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (30 korrik), në Elbasan në një banesë që çifti kishte marrë me qira në lagjen ‘Skëndërbej’. Pronarët e banesës ishin të parët që gjetën gruan e pajetë në mes të dhomës. Sipas pronarit Xhafer Zdrava, dhoma e gjumit ishte e mbushur me gjak, ndërsa 37-vjeçarja ishte gjetur e vdekur në afërsi të dhomës së ndenjës.

Vrasja dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa 37-vjeçari e kishte dhunuar të ndjerën para disa ditësh dhe i kishte thyer telefonin. Në një reagim, policia sqaroi se i ishte kërkuar që të bënte kallëzim, por Elezi kishte kërkuar vetëm urdhrin e mbrojtjes pasi donte të qëndronte larg tij. Kur janë larguar nga komisariati, kanë qëndruar në apartamente të ndara. Të dy vinin nga martesa të cilat kishin përfunduar në divorc dhe kishin nga dy fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Jetlira mbante një nga fëmijët e saj, vajzën, ndërsa fëmijët e Ramisit mbahen nga ish e shoqja.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Maliqi: 31/07/2022 15:49

    Bravo policia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?