Evis Kushi dhe Klevis Xhoxhi

Politikë

Elbasan, Xhoxhi dhe Kushi takime me qytetarët: Mandati i tretë është vazhdimi i punëve të nisura dhe fillimi i shumë projekteve të reja

11 Prill 2021, 21:56| Përditesimi: 11 Prill 2021, 22:07

  • Share

Në Qarkun e Elbasanit vijon fushata elektorale, ndërsa ditën e sotme dy prej kandiatëve për deputetë të Partisë Socialiste, Klevis Xhoxhi dhe Evis Kushi kanë zhvilluar një takim me banorë të Rajonit 2 në qytetin e Elbasanit.

Xhoxhi, i cili në fokus ka Rajonet 2, 3 dhe 4, çdo ditë zhvillon takime me qytetarët që përfshijnë këto tre zona të qytetit ku njihet nga afër me problematikat dhe gjendjen e tyre. Përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ Xhoxhi bën me dije se mandati i tretë i Partisë Socialiste nuk është një mandat i ri por është vazhdimi i punëve të nisura nga njëra anë dhe fillimi i shumë projekteve të reja nga ana tjetër.

"Bashkë me Evisin ishim sot me banorë të Rajonit 2. Vijojmë takimet tona me banorët në çdo cep të qytetit ku diskutojmë hapur çfarë kemi bërë dhe planin e veprimit të Partisë Socialiste. Nuk është thjesht një mandat i ri për ne por vazhdimi i punëve të nisura dhe fillimi i shumë projekteve të reja", shkruan Xhoxhi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?