I humburi Rrapush Çeça

Kronikë

Elbasan/ Zhduket pa lënë gjurmë një 40-vjeçar! Shkoi në spital për të bërë analiza por nuk u kthye

16 Tetor 2020, 20:21| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 20:40

  • Share

ELBASAN - Një 40-vjeçar në Elbasan është zhdukur këtë të premte (16 tetor).

Denoncimin në polici e ka bërë vëllai i tij. 40-vjeçari Rrapush Çeça ka humbur kontaktet me familjen që prej mëngjesit të sotëm.

Mësohet se ai u ka thënë familjarëve që po shkon për të kryer analiza mjekësore në spital por nuk është kthyer më.

Ai ka dalë nga shtëpia me automjetin e tij.

E.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?