Kronikë

Elbasan/ Zjarri i madh në godinën e ish-shkollës 'Dakli' në lagjen Kala, zjarrfikëset shuajnë flakët, policia po punon për shkaqet

16 Mars, 20:28| Përditesimi: 16 Mars, 21:45

  • Share

Elbasan- Pas gati një orë në luftë me flakët zjarrfikëset kanë mundur që të shuajnë zjarrin, i cili ra mbrëmjen e sotme në një godinë të vjetër në lagjen Kala në Elbasan.

Godina e cila mësohet se ka qenë edhe ish-shkolla private 9 vjeçare 'Dakli', ishte jashtë funksionit, ndërsa nuk pati persona të lënduar si pasojë e zjarrit. 

Në ndihmë të zjarrfikësve të qytetit erdhi edhe zjarrfikësja e Cërrikut. 

 Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por policia ka nisur hetimet, raportoi gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?