Kronikë
Top 24

Digjet magazina e bojërave në Elbasan, flakët shkaktojnë panik te qytetarët, s’ka të lënduar (VIDEO)

7 Tetor 2018, 15:20| Përditesimi: 7 Tetor 2018, 17:21

  • Share

ELBASAN-Një magazinë është përfshirë nga zjarri mesditën e sotme në lagjen ‘5 Maji’. Flakët kanë shkaktuar panik  te qytetarët në Elbasan, por ndërhyrja me shpejtësi e zjarrfikëses i ka vendosur nën kontroll.

Brenda në magazinën në pronësi të B.P. 44 vjeç kishte bojëra dhe materiale ndërtimi, ndërsa ishin duke punuar disa persona, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime, pasi kanë dalë me shpejtësi.

Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, pasi një pjesë e magazinës është shkrumbuar plotësisht. Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

 

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 07/10/2018 21:41

    Helm i gjallë Po s ka gjë se Metalurgjiku në kohë të xhaxhit bënte namin më helme në atmosferë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?