Foto ilustruese

Kronikë

Elbasan/ Zjarr në levanterinë e një hoteli në fshatin Llixha, lëndohet 69-vjeçarja

7 Maj, 13:15| Përditesimi: 7 Maj, 13:24

  • Share

Elbasan- Levanteria e një hoteli në fshatin Lixha, Elbasan është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka vetëm dëme materiale, ndërsa gjithashtu ka mbetur e lënduar edhe një 69-vjeçare.

Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se 69-vjeçarja është dëmtuar në këmbë në momentin që ka dalë nga dhoma e saj pasi ka parë flakët.

“Gjatë natës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në levanterinë e një hoteli në fshatin Llixha. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shtetasja H. J., 69 vjeçe, kliente në hotel, kur ka konstatuar flakët, ka tentuar të dalë me shpejtësi nga dhoma dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën”       

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?