Zjarri në fabrikën e plastikës, Bradashesh, Elbasan

Elbasan/ Zjarri në fabrikën e plastikës në ish-Metalurgjik, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

5 Shtator, 11:44| Përditesimi: 5 Shtator, 12:00

  • Share

ELBASAN - Ditën e djeshme zjarri përfshiu një fabrikë plastike në zonën e Metalurgjikut në Elbasan.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, megjithëse flakët e zjarrit pushtuan fabrikën teksa brenda punohej.

Fillimisht u tha se shkaku i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike. Sakaq, ditën e sotme policia bën me dije se është shpallur në kërkim administratori i kompanisë për prodhimin e plastikës. Bëhet fjalë për 54 vjeçarin K.B.

'Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.'

Flakët që dyshohet të jenë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, përfshinë tuba dhe arka plastike që ndodheshin në pjesën e jashtme të fabrikës duke rrezkuar dhe fabrikat që ndodheshin ngjitur në zonën e ish Metalurgjikut në Bradashesh, ku vepron dhe KURUM.

Për të shuar zjarrin që fatmirësisht nuk la pas të lënduar, u desh ndërhyrja e 10 mjeteve zjarrfikëse dhe rreth 40 efektivëve, jo vetëm nga Elbasani por edhe nga Tirana.

Për më shumë se një 1 orë zjarrfikëset luftuan me flakët dhe arritën ta vinin nën kontroll, ndërsa shtëllungat e mëdha të tymit të favorizuara dhe nga era mbuluan të gjithë qytetin.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?