Rafineria e naftës në Elbasan

Elbasan, zjarri në rafinerinë e naftës, shkak shkëndija elektrike në pompën zhytëse

14 Maj 2018, 11:10| Përditesimi: 14 Maj 2018, 11:20

  • Share

Në rafinerinë e përpunimit të naftës në fshatin Balldren, i Njësisë Administrative Papër gjatë natës së mbrëmshme ka rënë një zjarr masiv duke shkaktuar dëme materiale, dhe fatmirësisht pa të lënduar.

Shkak i zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike në pompën zhytëse në repartin e pastrimit të ujrave teknologjik.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkaur shërbimet e policisë dhe zjarrëfiksja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?