Kronikë
Top 24

Zv/ ministri i Brendshëm Lleshaj mbledh strukturat e Elbasanit: Goditini grupet kriminale të qytetit

15 Nëntor 2018, 15:12| Përditesimi: 15 Nëntor 2018, 18:10

  • Share

Zv/ ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Policinë e Elbasanit. Për Sandër Lleshajn, kjo është mbledhja e tij e parë me strukturat e Elbasanit. 

Mësohet se gjatë takimit, Lleshaj i ka kërkuar strukturave drejtuese të kenë më shumë vëmendje ndaj korrupsionit dhe të godasin grupet kriminale në qytet. 

Zv/ ministri i Brendshëm fillimisht realizoi një takim me strukturat e policisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për të vijuar më pas me strukturat e policisë në Shkodër.Vizita në Shkodër e Sandër Lleshajt, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, erdhi pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere.

Takimi i Lleshajt në Elbasan deri më tani është i treti në axhendën e tij, ndërsa ende nuk dihet se me strukturat e cilit qytet do të jetë takimi i tij i radhës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?