Elbasanasi i akuzuar për pengmarrje 8 ditë pasi doli nga qelia telefonon kunatin e Çilit: Më duhen lekë, drogë dhe pistoletë

29 Shkurt 2020, 17:09| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 18:02

  • Share

1582992667_BehxhetMosmua.jpg

Behxhet Musmuça

Një tjetër episod i kapur nga përgjimet për dosjen ku ra në pranga edhe botuesi Henri Çili lidhet me një qytetar nga Elbasani, Behxhet Musmuçën, i cili në datë 12 shkurt të këtij viti, vetëm 8 ditë pasi doli nga qelia i telefonon kunatit të pronarit të UET-së, Gazmir Ajdini  dhe i kërkon sende të paligjshme, që dyshohet se janë lëndë narkotike dhe pistoletë.

Sipas dosjes, që ka siguruar Report Tv, në datë 13 shkurt, Behxhet Musmuça i telefonon Ajdinit dhe i thotë se ka ardhur nga Elbasani në Tiranë duke i kërkuar takim. "Për shkak se personi nga Elbasani (Behxhet Musmuça) nuk ka 1000 euro i kërkon Gazmirit që t'i japë 150 mijë lekë dhe 10 mijë lekë më vonë" thuhet në dosjen e prokurorisë.

Por kush është Behxhet Musmuça? Ai u bë i njohur për drejtësinë dhe opinionin vitin e kaluar, ndërsa në datë 4 shkurt të këtij viti Gjykata e Elbasanit vendosi ta lirojë nga burgu Behxhet Musmuçën, i cili akuzohej se një vit më parë tentoi të merrte peng Aurel Gunin, ky i fundit vëllai i drejtorit të ALUIZNI-t në Elbasan. Por pasi u lirua nga qelia duke u lënë në masë "detyrimi paraqitje", Musmuça po gjykohet vetëm për plagosje të lehtë me dashje, pasi prokuroria ndërroi edhe akuzën.


Lajmi kryesor:

Zbulohet takimi i Çilit me drejtuesin e organit të lartë të drejtësisë: Dy dosjet e lobimit 'do gjykohen tek 50 të parat'


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?