Elbasani kampion me goleadë, trajneri dhe futbollistët: Objektivi u arrit, sezonin e mbyllim me trofe kundër Vorës

5 Maj 2023, 13:17| Përditesimi: 5 Maj 2023, 13:33

  • Share

Në ditën e kurorëzimit si kampion i kategorisë së dytë grupi B, Elbasani shkatërroi në ‘Elbasan Arena’ 6-0 Tepelenën. Gjithsesi më shumë se shifrat dhe kupa gëzoi fakti që sezonin e ardhshëm ekipi i krijuar rishtazi sezonin e ardhshëm do luajë në Kategorinë e Parë.

“Ishte një emocion shumë e madh sepse vijmë nga një kategori inferiore dhe ngjitemi lart. Shpresoj mos ti shohim më këto kategori dhe Elbasani të ngjitet ato ku e meriton në Superligë sa më shpejt,”-Orest Gava, kapiteni i Elbasanit.

“Kishim kohë që na mungonin emocionet e ndeshjeve. Përfunduam një sezon shumë të mirë dhe për këtë përgëzoj djemtë. Sa i përket finales së Kategorisë së Dytë me Vorën do mundohemi ta fitojmë pasi Elbasani gjithmonë synon trofetë,”-u shpreh Eriol Merxha, trajner i Elbasanit.

“Emocionet janë shumë të mëdhaja. E patëm deklaruar që në fillim se kishim objektiv ngjitjen dhe ia dolëm. Duke parë atmosferën që është krijuar në kategorinë ku jemi themi se ia vlen edhe lodhja e gjatë gjithë vitit,”-deklaroi Marenglen Çoku, administrator i Elbasanit.

Ndeshja në ‘Elbasan Arena’ kundër Tepelenës u ndoq nga rreth 3 mijë tifozë, ndërsa para mbylljes së sezonit më 11 maj në ‘Air Albania’ do jetë finalja me Vorën kampione të grupit A për të caktuar edhe fituesin e Kategorisë së Dytë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?