Elbasani mirëpret festivalin 'Qytete me Kala'

25 Tetor, 17:47| Përditesimi: 25 Tetor, 18:36

  • Share

Elbasani mirëpriti edicionin e tretë të festivalit “Qytete me Kala”, që u zhvillua në teatrin Skampa  të qytetit të lashtë. Folklori, këngët dhe vallet popullore ndërthurur me kulturën e qytetit të gurtë jugor sollën një atmosferë festive për publikun.

Për drejtuesit e artit në Gjirokastër evente të tilla ndihmojnë në shkëmbimin kulturor mes dy qyteteve.

Mbrëmja e Gjirokastrës vijoi  me koncertin e ansamblit të valleve të Libohovës dhe panairin e produkteve artistike të riciklueshme.Artistët pjesmarrës u shprehen të lumtur për mikpritjen e publikut elbasanas.

Vallet, folklori, polifonia dhe kultura etnografike evidentuan edhe një herë tjetër vlerat më të mira të traditës kulturore të dy qyteteve historike.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?