‘Elbasani në 100 vjet’ është ekspozita që sjell historinë e qytetit përgjatë mureve të kalasë, pranë kullës së sahatit. Në këtë udhëtim vizual, Qendra e Artit veçon momentet kyçe, figura të rëndësishme dhe transformimet që ka pësuar qyteti përgjatë një shekulli.
Shumë prej qytetarëve u shprehën me nostalgji për fotot e ekspozuara, duke vlerësuar rëndësinë e aktiviteteve që rikthejnë në vëmendje historinë dhe identitetin e qytetit.
Interes të shtuar treguan edhe turistët e huaj që ndodheshin pranë Kalasë së Elbasanit.
“Vij nga Gjermania. Po shihja këto piktura interesante. I adhuroj fotot dhe dua të shoh ndryshimin e qyteteve. Faleminderit që na jepni mundësinë të mësojmë për kulturën tuaj përmes kësaj ekspozite",- shprehet turistja gjermane.
Sipas drejtorit të Qendrës së Artit, Kliton Kapaj, aktivitete të tilla përcjellin një ndjesi pozitive te qytetarët, duke lajmëruar një sezon të nxehtë artistik.
I gjithë muaji gusht pritet të pasohet nga aktivitete të larmishme në Elbasan të dedikuara për të gjitha grupmoshat.
Komente
