Mbledhja e Këshillit bashkiak, 4 mars

Politikë

Elbasani në krizë për mbetjet, s’ka hapësirë te inceneratori! Këshilli rrëzon projektin e bashkisë për landifillin e ri

4 Mars, 18:06| Përditesimi: 4 Mars, 18:23

  • Share

Elbasan-Këshilli Bashkiak i Elbasanit nuk e votoi projektvendimin e bashkisë për ndërtimin e një landfilli të ri, pasi sipërfaqja në landfillin aktual, i cili ndodhet te inceneratori, është ezauruar.

Mbledhja u shoqërua me debate, ku demokratët akuzuan se bashkia e ka një kontratë aktualisht për pranimin, depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve edhe pse impianti është jashtë funksionit.

Ndërsa këshilltarët e PS-së që kanë shumicën në këshill kërkuan qe kontrata të bëhet më e detajuar me kompaninë Eco-Elb. Nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit Asim Sula u shpreh se do të meren parasysh sugjerimet dhe kontrata do të vijë e detajuar në mbledhjen e ardhshme të këshillit.

Po në mbledhjen e këshillit u mësua se Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për kompaninë Eco-Elb edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar. Burimet nga organi i akuzës konfirmuan se është regjistruar procedimi penal për veprat penale “Shkatërrim i Pronës me zjarr” dhe “Ndotje e ajrit”, lidhur me një zjarr që shpërtheu në landfillin e kësaj kompanie në korrik 2023.

Prokurori Xhelian Seferi ka zgjeruar hetimin edhe për shpërdorim detyre nga ana e kompanisë publike, duke përfshirë më gjerësisht shkeljet e mundshme.

S.B/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?