Elbasani cilësohet edhe si kryeqendra e festimeve të Ditës së Verës ku aktivitetet festive dhe ëmbëlsira tradicionale ballokumja janë karakteristikë e kësaj tradite shekullore.
Kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, tha ‘Sot Live në Shqipëri’ se një shumëllojshmëri aktivitetesh do të zhvillohen gjatë një jave.
“Elbasani është bërë gati me një sërë aktivitetesh. Festime do të zgjasin deri në datën 16. Kemi bërë një sërë aktivitetesh që do të zgjasin një javë. Edhe dje dhe sot kemi filluar aktivitetet për fëmijët. Është një javë e ngjeshur me aktivitete jo vetëm në teatër, jo vetëm në shesh, por edhe në çdo lulishte të qytetit”, tha kryebashkiaku për gazetarin Nertil Agalliu.
Më tej Llatja nënvizoi se në kalanë e Elbasanit do të zhvillohet edhe një panair i zejeve tradicionale.
“Edhe vitet e kaluara i kemi filluar aktivitetet më para, por këtë herë ka një ndryshim se ato do të jenë edhe më pas. Ka qenë në traditën e qytetit që festa të vazhdonte më tej. Në datën 14 do të kemi këngëtarët më në zë që do të performojnë në shesh. Ndërkohë në datën 12 shkollat e Elbasanit dhe shkollat e njësive administrative do të bëjnë një panair të zejeve tradicionale, shtoi Llatja.
Komente
