Elbasani nuk gjen qetësi, vrasja e dytë brenda 12 orëve! Arrestohet dhëndri i Qazim Sejdinit

30 Korrik 2020, 07:06| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 17:39

  • Share

Qyteti i Elbasanit nuk po gjen qetësi. Pak orë pas ngjarjes së mbrëmshme ku një 23-vjeçar i quajtur Regis Runaj u vra me thikë, duke u goditur 7 herë, sot në mëngjes një tjetër krim është shënuar në orët e para të mëngjesit.

Florian Lamce, 40 vjeç, është ekzekutuar në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal 'Piazza'. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e 'pengimit të zbardhjes së vërtetës'. Gjithashtu raportohet se vrasja e Lamces është kryer me sende të forta.

Lamce është hetuar edhe për dy plagosje, por në fund ka vuajtur dënimin vetëm për akuzën e mësipërme. Sakaq vëllai i Lamces, Olti lamce, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekiles', Almir Canin.

Ndërkohë sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobta. Florian Lamce së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë në vendin e ngjarjes të dehur dhe pas një konflikti kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin. Ata kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në lokal dhe rreth orës 05:30 të mëngjesit miqtë kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin.

Për këtë arsye Lamce ka ndërruar jetë, ndërsa janë arrestuar Ardiano Hajdari 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç. Ky i fundit dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Ajo që bën përshtypje është se pak orë pas ngjarjes lokali i ngjan një dite të zakonshme. Tavolinat e tij janë të mbushura me klientë, por gjithsesi jo vetëm aty, por qytetarët në përgjithësi refuzojnë të flasin për ngjarjet kriminale, pasi në 10 ditë janë rregjistruar 10 vrasje. 

Viktima Florian Lamce
Ora 16:59
Policia e Elbasanit arreston autorët e vrasjes së Florjan Lamçjat, njëri prej tyre dhëndrri i Qazim Sejdinit

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorët e dyshuar të vrasjes së 30 vjeçarit Florjan Lamçja, në qytetin e Elbasanit.  

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 42 vjeçari Ardiano Hajdari dhe 34 vjeçari Sokol Sanxhaktari në gjendje të dehur për motive të dobëta ishin konfliktuar me viktimën dhe si pasojë e plagëve të marra Lamçja ndërroi jetë në spital.

Arrestimi i dy personave u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”. Sokol Sanxhaktari është dhëndrri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Vrasja me dashje" e kryer në bashkëpunim.

Ora 15:00
Njolla gjaku! Report Tv në vendin ku ndodhën ku 2 vrasjet që tronditën Elbasanin brenda 12 orëve

ReportTV është rikthyer në dy vendngjarjet ku u regjistruan vrasjet e 23 vjeçarit Rigis Runaj dhe Florian Lamçja në Elbasan. Në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit pranë varrezave publike ku u gjet i pajetë trupi i masakruar i mikut të Emiljano Ramazanit të vrarë 10 ditë më parë, Rigis Runajt, njollat e gjakut kanë mbetur sërish në vendngjarje.

23 vjeçari dyshohet të jetë vrarë diku tjetër ndërsa trupi i tij është hedhur pranë varrezave publike, me autorët që janë larguar nga zona me shpejtësi të ndihmuar edhe nga mungesa e ndriçimit dhe kamerave të sigurisë në zonë. Ndërkohë në qendër të qytetit aty ku u shënua dhe vrasja e dytë brenda pak orëve, në lokal Pizza gjithçka duket se i është kthyer normalitetit. Lokali i është kthyer punës me qytetarët që kanë mbushur ambientet e lokalit ku në orët e para të mëngjesit të së enjtes si pasojë e një konflikti banal mbeti i vrarë Florian Lamçe 40 vjeç.

Për ngjarjen u shoqëruan në polici Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut, Qazim Sejdini. Tre të rinjtë kanë qëndruar për orë të tëra në ambientet e lokalit ku kanë konsumuar pije alkool dhe lëndë narkotike e në bisedë e sipër janë zënë me njëri-tjetrin duke bërë që do përdorin shishet e birës dhe për pasojë kanë lënë të vdekur në vend Florian Lamçen.

Njollat e gjakut në vendin ku u gjet i vdekur Rigis Runaj

Njollat e gjakut në vendin ku u gjet i vdekur Rigis Runaj
Ora 10:15
Nga pushimet në Paris te makinat e luksit, kush është i vrari në Elbasan ku u përfshi edhe dhëndri i Qazim Sejdinit

Florenc Lamcja është 40-vjeçari i vrarë mëngjesin e sotëm në një lokal në Elbasan nga dy persona me të cilët ai shoqërohej. Bëhet fjalë për Ardiano Hajdarin dhe Sokol Sanxhaktarin, ky i fundit dhënri i Qazim Sejdinit. Sipas policisë të tre ishin të dehur, por kush është Florenc Lamcja?

Burime bëjnë me dije se ai është dënuar me tre vite, 'për pengim të zbardhjes së krimit', ndërsa është hetuar për dy plagosje. Sakaq i vëllai i tij, Olti lamce, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekiles', Almir Canin.

Nga një vëzhgim i bërë në rrjetet sociale Florenc Lamce nuk duket se bën një jetë të thjeshtë. Në dy profile të tij ai herë shfaqet me makinë 'Porshe' dhe herë me 'BMV', ndërsa nuk mungojnë fotot as me 'Range Rover'.

Sakaq dallohet qartë që ai kishte mundësi të bënte edhe pushime jashtë vendit, pasi herë shfaqet në Paris, ndërsa herë tjetër në Milano.

Ora 09:55
Ky është dhëndri i Qazim Sejdinit, një nga dy të shoqëruarit për vrasjen në Elbasan

1596095678_SokolSanxhaktari2.jpg
Report Tv siguron foton e Sokol Sanxhaktarit. 34-vjeçari nga Elbasani është një nga dy personat e shoqëruar për vrasjen e 40-vjeçarit Florian Lamces. Sokol Sanxhaktari është dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cami elb: 02/08/2020 16:52

    Koli esh legjende e elbasanit.ka qen absolut në shkolle,dinte gjermanisht perfekt qe 11 vjeç,njeri i rregullt, humbjen e paesoi kur i vdiq e ema,aty ndryshoj 360 gradë,u bë halabak rrinte me gango ,luante bixhos kishte cdo gje qe e shikonte të tijën.qe kalama enderronte të martohej me gocen e bossit qe mos punonte ter jeten.tani mbrapa hyri në qorr sokak.mendimi im esh me mir në burg i gjallë sesa jasht e në dhè,rri sokol se je mire

    Përgjigju
    • Beni: 03/08/2020 00:14

      Ti ja njihke biografine mire

  • vjosa: 31/07/2020 00:17

    Si per elbasanin ashtu dhe per shkodren duhen te investohen nga buxheti i shtetit 1 miliard euro per secilin qytet ,,per hapje vendesh pune dhe krijimin e zonave ekonomike atje,,,vetem keshtu i sjellim ne vete keto dy qytete te rendesishme per shqiperine,,,edhe durresi do 1 miliard euro investime,,,ndryshe do kemi papunesi..dhe krime...

    Përgjigju
  • SMIRUSH: 30/07/2020 17:41

    KREKOSJA PER PASURIN QE E KAN ARRIT PA BERE ASNJE PUNE, KRENARIA QE KAN PASURI DHE PUSHTET I BEN QE TE DUKEN IDIOT. NE TE VERTET NUK JANE IDIOT, JANE DJAJ QE PUNOJN DITEN E VRITEN NATEN. NJE ISH KRYETARE BASHKIE I MIRE DHE POPULLORE SADOPAK PER HIRE TE AUTORITETIT DHE PUBLIKUT JA MBLEDH "PAK" RRIPAT QOFTE DHENDRRIT QOFT DJALIT.... POR JO KETO JANE LESHUAR SI HIENAT NE PRENE E NGORDHUR QE QUHET SHTET.

    Përgjigju
  • Www: 30/07/2020 17:22

    Sa te modhe e boni edhe ju morjahu, a e merni vesht qe kane qene te rrumllut, kane qene tu pi me i ven, alkoli oshte i keq, plus ajo tjetra.. keto gjona nodheshin edhe ne kohen e xhaxhit, fatkeqesi si e njones pal edhe tjetres.

    Përgjigju
  • Bonibon: 30/07/2020 16:41

    O ju qe flisni kur si njihni njerezit... Koli per mendimin Tim personal eshte nje person fisnik edhe num ben Nena si puna atij... Pavaresisht huqeve Apo problemeve te tij personale eshte jeta e tij private te bej cte doj... Nese e njeh edhe te konsideron njeri te rregullt shpirtin jep. Keshtu mos flisni pa I njohur njerezit o njerez mediatik qe bazoheni neper tregime pa baza mediatike. Te gjitha cka pasur ai pasuri Apo vlera monetare I ka bere vete pa ndihmen e Lales edhe pa marre asnje cent nga ajo bashki. Koli eshte nje need ato Pak persona qe ka bere 1 milion euro edhe uroj qe te jete si kokrra e molles.

    Përgjigju
    • Johnny: 01/08/2020 11:48

      Ashtu eshte plako

  • Ca te thot vëllai: 30/07/2020 16:16

    Se gjen gjo jo dhëndrin As këtë e as atë tjetrin Kan lekë dhe për 5 gjenerata Zere se doli i pafajshëm Tung

    Përgjigju
  • Justice: 30/07/2020 15:21

    Cojini te spitali se kane probleme njerzit

    Përgjigju
  • faja: 30/07/2020 14:39

    EH MOR QAZIM SA FAMILJE KRIMINALE PASKE....

    Përgjigju
    • Ilo: 30/07/2020 15:50

      E cfare faji ka Qazimi per dhe drin.

  • vjola: 30/07/2020 14:29

    keta jane avdalla dhe budallenj te gjithe kane nje mendje primitive te disa kafsheve spurdh*ake ku*va qe jane te denja per spitalin psikiatrik fatkeqesia eshte qe si kta ka shume gjithsesi drejtesia i ngelet zotit

    Përgjigju
  • albatros: 30/07/2020 13:26

    Keta jane te imunizuar nga ndeshkimi. Po te kishim shtet, e shumta 1 jave mund te rrinin jashte burut dhe du futeshin prape. Kane supermbrojtje. Burgu eshte per ata qe nuk paguajne dot energjine elektrike, atyre ia ben rrup-sup shteti i te drejtes

    Përgjigju
  • MAKSI: 30/07/2020 12:15

    KJO ESHTE STRATEGJIA E GABUAR EKONOMIKE QE KANE NDERMARRE QEVERITE E KETYRE 30 VITEVE NE SHQIPERI,,QE NUK KANE ORIENTUAR DREJT ZHVILLIMIN E EKONOMISE,,,DHE KESHTU KEMI PERPLASJE MES NJEREZVE DHE DROGE NE SHQIPERI,,,PO TE VIHEJ THEKSI NE EKONOMI TEK TURIZMI--BUJQESIA DHE TE NISESHIN QYSH NE 1993 NDERTIMI I RESORTEVE DHE HOTELEVE NE DURRES QYSH TEK TEUTA E ME RADHE DERI NE SARANDE NJE NGA NJE ME HAPSIRA DHE PARKINGE MBRAPA DHE PISHINA PERPARA,,SOT DO FLISNIM PER 1 MILION TE PUNESUAR NE TURIZEM DHE DO KISHIM 20 MILION TURISTE,,,POR E FILLUAT MBRAPSH DUKE BERE PALLATE E SHTEPI DHE E KENI BERE PLAZHIN SI HALE,,,,MBAJENI TANI,,,ASNJE E ARDHUR NUK TE VJEN NGA DURRESI-GOLEMI-QERRET ,,KUR DUHEJ TE ISHTE MOTORRI I EKONOMISE TONE....

    Përgjigju
    • A. N.: 30/07/2020 14:47

      Eshte bere me qellim kjo loje sepse ujku mjegull do. Lejuan te shkatrrojne pronen publike ne menyre qe te perfitonin vete dhe ia arriten qellimit te tyre personal. U bene miliardere ne kurriz te shtetit, pra popullit.

  • vera: 30/07/2020 12:00

    Keto banda ne elbasan kane mbeshtetje politike nga ps,,ndryshe nuk do benin keshtu dhe te mos kapeshin...

    Përgjigju
    • vera jone e menqur: 30/07/2020 12:28

      uaaaa sa bukur i ditke moj vera , nejse shpifja pune per ty eshte

  • www.youngtribune.com: 30/07/2020 11:16

    Po me Zenin e me pasurine e tij a do merreni ju kometues?

    Përgjigju
    • Ilo: 30/07/2020 15:52

      Ka kush merret me Zenin eshte Taulant Balla, Romeo Karaj, Mero Baze.

    • .com: 30/07/2020 12:37

      Mos u boj merak

  • www.youngtribune.com: 30/07/2020 11:14

    Si e thot vet Ed Rama " What the f*ck "

    Përgjigju
  • Adrian: 30/07/2020 11:08

    Qa bahet kshtu vetem vrasje ne elbason

    Përgjigju
  • Nice: 30/07/2020 10:06

    Nje ide eshte te bej shteti armik me njeri tjetrin kriminelet keshtu qe te eliminohen avash avash kriminelet, nga momenti qe policia I njoh te gjithe edhe I le te lir. U mbushe shqiperia me plehrat edhe kriminela.. Cdo mengjes ne lajmet kemi dhe nje vrasje

    Përgjigju
  • WTF: 30/07/2020 09:42

    Sic duket dhe nga CV paska qene cun i ndershem dhe me integritet. Shoqeria shqiptare paska humbur nje njeri te cmuar dhe ja vlen te humbim kohe me detajet se si u vra e pse u vra.

    Përgjigju
  • gjethe fiku: 30/07/2020 09:41

    elbansalli njrëz te pa bes rrac e ndyr prandaj vriten

    Përgjigju
    • Shqiptari: 31/07/2020 17:05

      Ku i njef elbasanllite ti? Shumica ne elbasan jane te ardhur prej metalurgjise. Elbasanllite jane njerzit me te kulturuar e edukuar. Po ne elbasan bandat nuk duan tia dine per shtetin sepse shteti e ka mendjen tek votat dhe jo tek jeta e qytetareve. Prandaj laj gojen me kocifoz kur te permendesh elbasanllite

  • Lani: 30/07/2020 09:26

    Jevgu dhendrini Sejdinit qenka ber trim nga qe ka shok te fort ,ah cbehet ktu me kta zgjepsa

    Përgjigju
    • O ham ham: 30/07/2020 16:58

      Pse nuk esht I forti elbasanit ky? A esht rivali i capjave apo jo? Nese esht rivali Tyre I bie qe esht I forte dhe PA qazon

    • HamHam: 30/07/2020 15:53

      Per kete zagarin qe i ka dale ne mbrojtje ketu poshte: Po nje cope bq ka pas qene ky, por prej Qazos i ka patur dhe i ka shpatullat e ngrohta dhe ka kendu si gjel. Pa Qazimin do vazhdonte te ishte nje langaraq i zakonshem sic ishte nisur te ishte.

    • prl: 30/07/2020 12:27

      Jo derrat vetem presion dini te beni, do e gjej dhe ky dhenduri nje hudlesh si gjith te tjeret pa merak

    • pidhi ropeve te lanit: 30/07/2020 10:49

      Ke b*th tja thuash ne sy ske se ti q* r*pt e shpis me radh

  • Shaban: 30/07/2020 09:09

    krushqia ngjan pa behet

    Përgjigju
  • amos: 30/07/2020 08:57

    He se del per vetmbrojtje dhondri lales, si gjith heret e tjera...Apo ket her ka me e kap KAPS? Kshu SPAK desha me thon

    Përgjigju
  • ai cuni: 30/07/2020 08:37

    po nrm perderisa te kete Qazon kshu do boj ky legeni ,shtet ska se e ka te vetin mere kalbi tani ne burg ordinerat

    Përgjigju
  • Eri: 30/07/2020 08:26

    Lerini rehat te eliminojn njeri tjetrin meqe shteti i le te lir...kto plera duhen eliminuar fizikisht nga vet shteti si qent e rrugve

    Përgjigju
  • Populli: 30/07/2020 08:15

    Coni Kosenin se ai eshte ustai qe vendos rregullin dhe qetesine ne Elbasan.

    Përgjigju
    • Shiku: 30/07/2020 10:39

      Mond Koseni ja fuste koken ne fuci me uje ne ate kohe ktyre gangove te Elbasanit,ne nje rast njeri ka bo dhe shurren ne breke po nuk po ja them emrin.Ka qene dhe eshte trim vetem ai e bo zap.

    • Mali: 30/07/2020 10:13

      Nuk duhen as Kosen dhe as ku ta dij une cfare emri por duhen njerez qe njohin dhe zbatojne ligjin. Nuk me itereson emri por a e zbaton ligjin?! Kjo do te sjelke ndryshimin e madh qe do te beje drejtesi jo selektive. Per te tjerat mos u merrni vetem me dhendrin e Sejdinit por shikojemi fenomenin ne teresi te lidhjes politike krim. Keshtu do te vazhdoje... merreni me qetesi. Ahhh vetem nje gje e pate qe u ngriten zerat ngrihuni e ikni se keshtu i shmamgesh problemeve. I thone Allbanistan. Nje qeverisje qe promovon drogen si model ekonomik kjo nuk eshte gje.

    • UKU MOMLIT: 30/07/2020 09:22

      jo mor jo,hajde popull hajde. Po thua te vije kosenpeqini,miku per koke i likekembeplehut dhe kozanostres sejdini, we sanxhaktarin ta bej shef rendi ne Elbasan. Bravo popull,e ke gjet vallahi.

    • Verteta: 30/07/2020 08:38

      Koseni nuk ngre dot breket e veta cme ze emra trapash ..elbasani eshte ber lemsh

    • Tan: 30/07/2020 08:28

      Rrespekte per gjeneralin, skishte laca me marsupa dhe spinela ne kohen e tij...

  • Elbasan i bukur Elbasan: 30/07/2020 07:59

    Marrja me krim droge prostitucion ne ate rruge te con ngushullime familjes.

    Përgjigju
    • A...Zh: 30/07/2020 10:05

      Po, po, per fat te keq! Gjithsesi ngushellime!

  • Qytetari: 30/07/2020 07:47

    O media personi me iniciale S.S eshte Sokol Sanxhaktari Dhendri i famshem i ish kryetarit te bashkis Pune kuqaloshesh me pak fjale

    Përgjigju
  • Babloku: 30/07/2020 07:41

    Oshte bo elbasoni si medelin, nuk po meret vesh mo, bjeri ti bime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?