Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk pranoi ta konsideronte që situata në Elbasan po kthehet si në Palermo, ku krimet për pazaret e drogës godasin vazhdimisht. Gjatë një konference me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj dhe kreun e SPAK Arben Kraja, Lleshaj tha se nuk e pranon këtë metaforë dhe se ai nuk e shikon këtë situatë aq zi sa media, pasi ngjarjet janë zbardhur në përgjithësi në Elbasan. Lleshaj tha se do të godasin fortë në Elbasan, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 2 vrasje.
"Elbasani nuk është Palermo, kjo metaforë është e pavend. Por meqë e përmendet Palermo është qytet evropian. Është e këshillueshme të mos dalim në përfundime të shpejta sidomos për ngjarjet kriminale, por kjo s’do të thotë se mund ta etiketojmë një qytet pavarësisht ngjarjeve në 24 orët e fundit. Dua të them se pothuajse nuk ka ngjarje të pazbardhura në Elbasan, nuk e shoh aq zi sa ju, jemi përgatitur për të goditur fortë aty, dhe do jetë pa zhurmë por me sukses", tha Lleshaj.
Mbrëmjen e djeshme u vra me thikë 23-vjeçari Regis Runaj, miku i ngushtë i Emiljano Ramazanit i varë po në Elbasan më 20 korrik, ndërsa mëngjesin e sotëm por me sende të forta u vra dhe Florian Lamce, 40 vjeç. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i dënuar me tre vite burg për akuzën e 'pengimit të zbardhjes së vërtetës'. Për vrasjen e Lamces arrestuar Ardiano Hajdari 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari 34 vjeç. Ky i fundit dhëndri i Qazim Sejdinit, ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit.
Po o llesh armet qe u kapen paper pse autoret jane lene te lire nga policia dhe gjykata? Elbasani tregon deshtimin e shtetit te se drejtes ndaj krimineleve dhe bandave. Bandat ne elbasan jane ekzistente dhe shtei fle gjume ndersa qytetaret ikin kerkojne azil gjermani sepse nuk rrine dot ne ate qytet, qe nga qyteti arsimit eshte kthyer ne qytetin e bandave. Turp per shtetaret tone.
PërgjigjuKa vetem nje rruge per ta bere shtettin te vendosi ligjin te kerkojne azil shqiptaret ne gjermani sepse shteti shqiptar nuk siguron qetesine dhe rendin. Shkoni gjermani dhe ankohuni ne shqiperi ekzistojne bandat e kemi frike kalamajt thuani. Duam te ruajme femijet nga droga qe shitet nen hundet e policiise neper shkolla. Nga kriminele qe nuk arrestohen dhe qendrojne te lire duke vrare perdite. Nga banda qe marrin pengje dhe vrasin ne mes te qytetit. Kerkoni azil bruksel dhe thojini keto fjale sepse drogazhite tallen me paret e droges ndersa populli mbyll bizneset sepse taksat jane te larta sepse duhet ti marrin oligarket dhe leshet
PërgjigjuJo vetem 24 oret e fundit or llesh miku, u bon 10-15 vjet qe Elbasani esht Palermo o KARabinier.
PërgjigjuKur do i goditni o Llesh? Apo kur mos te mos jesh minister? Ke te drejte qe thua nuk eshte Palermo e viteve 89 - 90 pasi aty vriteshin edhe prokurore edhe police te ndershem. Ketu krimi eshte bere njesh me shtetin dhe nuk e prekin njeri tjetrin. Kadim Sedini shkarkoi Xhafa mafiozin se i permendi emrin e bandes dhe jo me ty qe ti firmos Plarent Ndreca tenderat. Ose vepro, ose boll ndejte dhe fole si matuf.
PërgjigjuPo normale sju duket kaq alarmante sepse jete njerezish ikin. O mister show-ra mediatik se per konferenca shtypi jeni te paret ju... Kur I keni te identifikuar elementet kriminal pse nuk veproni Apo te kaloj gushti... Sdo Shefi pushime!? Ju jeni me te degjeneruari te kesaj shoqerie civile inegzistente... Ju duheni tju marresh need vite edhe tju pushkatosh pa gjygj se ju e keni lene me neglizhencen mungesen e profesionalizmit qe keto lloj mostrash te zhvillohen duke mos qen efikas asnjehere edhe me mire eshte te thuash keni qen jeni edhe do te jeni inegzistent. Kapni nje per te mbushur barkun edhe urrra buj ne tv kapet Banda skrapisti vodhen hekurudhat 3 te mbaruar ... Edhe me pasthirrma bands e rrezikshme... Felliqesira...
PërgjigjuKur arrestohen behet shume buje pastaj pa u kuptuar dalin te gjithe nga burgu dhe kur ka prova , nese ligji vepron njesoj per te gjithe vetem atehere do te kete qetesi ky vend
Përgjigju