Ditën e sotme në qytetin e Elbasanit është gjobitur me vlerën 1000.000 lekë të reja pronari i një lokali pasi kishe organizuar dasmë në kundërshtim me aktin normativ.
Sipas policisë Elbasan pronari i lokalit me iniciale A.H. është gjobitur me vlerë 1.000.000 lekë të reja pasi kishte marrë përsipër rrezikun duke organizuar dasmë pa zbatimin e masave për parandalimin e pandemisë.
Gjithashtu janë vënë nën hetim edhe dy individë të tjerë, pasi i është sekuestruar lëndë drusore për të cilën nuk kishin leje.
Personat me iniciale D.SH., dhe I.H, u kapën nga Policia në fshatin Shelcan dhe Rrajcë Skënderbe, Prrenjas, duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".