“Elektra” e Sofokliut, me gjithë ndjesinë e hakmarrjes dhe zemërimit, zbriti në Lezhë.
Drama që tregon historinë e Elektrës, një fëmijë i etur për hakmarrje u vu në skenën e Pallatit të Kulturës nga teatri shëtitës "Çajupi" me pjesëmarrjen e 12 aktoreve dhe regji të Kiço Londos.
Kjo shfaqe përcjell një mesazhin e fortë, për të qëndruar larg hakmarrjes.
“Elektra”, zgjati për rreth 90 minuta duke tërhequr vëmendjen e spektatorëve, ndërsa në ditët në vijim teatri “Çajupi” do të udhëtoje në qytete të ndryshme të vendit.
Komento