Sport

VIDEO/ Elektrizoi 22 mijë tifozë në stadium, Shkurte Fejza parashikoi në Report Tv rezultatin 3-0 të ndeshjes së kombëtares me Çekinë

13 Tetor 2023, 09:26| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 10:00

  • Share

Emocione pafund dhuroi ndeshja mes kombëtares shqiptare dhe Çekisë, ku kuqezinjtë e mbyllën me një rezultat 3 me 0. Surprizë ishte edhe performanca e këngëtares Shkurte Fejza, e cila elektrizoi 22 mijë tifozë ndërsa këndoi këngën ‘Mora Fjalë’.

Shkurte Fejza parashikoi në një intervistë për Report Tv rezultatin e kombëtares 3 me 0.

“Rezultati dhe mendimi vjen gjithmonë nga dëshira. Njeriu e humb ndonjëherë ndoshta, por prej dëshirës unë do doja me tre zero. Neve ta kemi në dorë fitoren, kjo është dëshira ime”, tha ajo për Report Tv.

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në "Air Albania", për grupin E të Euro 2024. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të "Gjermani 2024".

    SI.E./ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Labi: 13/10/2023 13:57

      Pse i ke vjedh kengen Naim Gjoshit moj patriote lekesh

      Përgjigju
    • Erdocazzo: 13/10/2023 11:06

      Keni ndonji nr te kesaj shkurtes mos na jep ca ndeshje te sigurta per skedine

      Përgjigju
    • Toni: 13/10/2023 10:37

      Oj Shkurte, pse s’i fute nji skedine? Do kishe fitu ma shume se sa te dha Lali EV!

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?