Eleni Foureira

Elektrizuese në skenë, këngëtarja shqiptare përfaqëson Qipron në Eurovision për herë të dytë

20 Shtator 2020, 15:16| Përditesimi: 20 Shtator 2020, 15:24

  • Share

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira do të marrë pjesë në Eurovizion 2021, për herë të dytë.

Pritet që ajo të përfaqësojë sërish Qipron në festivalin ndërkombëtar të këngëve. Sipas mediave të huaja, Eleni Foureira pranoi propozimin zyrtar nga RIK për përfaqësimin në Eurovizion. 

Kjo është hera e parë që RIK propozon publikisht në mënyrë zyrtare një artist për Eurovision 2021.

Tashmë fansat presin këngën shpërthyese të Eleni Foureira, e cila në çdo dalje të saj, elektrizon skenën. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?