Elena Kocaqi për “Luftën e Trojës”: Historia është manipuluar, mbi 6 mln grekë janë me origjinë shqiptare!

22 Nëntor 2018, 16:57| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 21:32

  • Share

Historiania edhe studiuesja Elena Kocaqi sjell librin “Lufta e Trojës”. Ajo e konsideron këtë luftë një nga problematikat më të mëdha historike, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën, sepse është i patrajtuar plotësisht në rang ndërkombëtar. Historiania sjell teza të reja për dy kampet e Luftës, si trojan edhe akej, fiseve iliro- pellazge. Kocaqi për kamerën e “Report TV” ndalet më gjerësisht tek libri

 Duke parë se të gjitha këto çështje kanë të bëjnë me historinë e vjetër të Shqipërisë, kjo më zgjoi interesin që unë të shikoj burimet antike në lidhje me të. Ajo që kam vrenjtur është se kjo luftë është një luftë midis vet fiseve ilire apo pellazge edhe se vet koncepti grek në atë kohë, nuk ka eksituar. Është një koncept që është krijuar në shekullin XIX-XX, siç e kemi ne sot. Prandaj lufta duhet trajtuar duke u bazuar në bazë të burimeve të antikitetit.

Elena Kocaqi, historiane dhe studiuese

Studiuesja ndalet edhe tek kryesore për dy kampet, trojanët edhe akejt

Sjell teza të reja për dy kampet e Luftës, si trojan edhe akej, fiseve iliro- pellazge. Sipas studiuesve, janë pikërisht nga Epidami apo territori i sotëm i Shqipërisë, që kohë më parë kanë emigruar në drejtim të Trojës, këto quheshin ndryshe trojan. Dinastia e Trojës quhej dardane. Nëse i referohemi dardanët kanë qenë një nga fiset e ilirëve. Në kampin trojan është e padiskutueshme që ai është një kamp ilirë, ndërsa kur flasim për kampin akej, aty popullsia ishte pellazge.

Elena Kocaqi, historiane dhe studiuese

Rreth 6 mln grekë janë me origjinë shqiptare, sa e vërtetë është kjo tezë sipas historianes?

Kjo është shumë e vërtetë që janë mbi 6 mln. Në momentin, që Greqia u bë shtet i pavarur, ishin arvanitasit ata që luftuan. Nuk ka asnjë grekë në luftë, nuk ka asnjë politikan grekë, koncepti grek është një koncept artificial, sepse realisht popullsia atje ka qenë arvanitase-shqiptare edhe në bazë të dokumenteve historike, shqiptarët ortodoks të ritit bizantin quheshin grekë, kur realisht këto nuk mund të quhen grekë për nga etnia, kur etnia ishin shqiptare, ndërsa i përkisnin fesë të ritit ortodoksë-bizantin. Po kështu u quajtën automatikisht serbë të gjithë shqiptarët të ritit ortodoks-sllav apo bullgar. Me anë të fesë u tjetërsua në kombe artificiale një pjesë shumë e madhe shqiptare. Mendoj se pjesa më e madhe e popullsisë së Greqisë është arvanitase, çame, shqiptare maqedonase-shqiptare. Kjo ndodhi për shkak të krijimit të shtetit grek. Prandaj është momenti që shteti grek edhe populli duhet të kuptohet se duhet që të kthehet në origjinën e tyre fillestare, kultura edhe gjuha arvanitase.

Elena Kocaqi, historiane dhe studiuese

Por cili është synimi kryesor i këtij studimi?

Një nga synimet e librit është që ne t’u japim fund shumë konflikteve me backegraund historik. Studimi historik mbështetet mbi këto të dhëna. Në burimet primare vëmë re se popullsia antike, si e luftës së Trojës dhe vet prejardhja e helenë- antikë është një popullsi pellazge ilire, që ka lidhje me shqiptarët e sotëm. Por me krijimin e Greqisë në shekullin XIX, si shtet politik. Këto gjëra nuk u trajtuan, ose u trajtuan në një këndvështrim të vdevijuar nga burimet origjinale. Ndaj mendoj se në historiografi ne nuk duhet që të ndërthurim konceptet e sotme politike shtetërore, sepse janë krijuar shtete që nuk kanë ekzistuar më herët dhe të ngremë historinë për të ngritur këto shtete politikisht. Një zbardhje e historisë antike, mesjetare deri në vitin 1800, pasi historia është manipuluar në shek.XIX do t’i shërbente shumë paqes, sigurisë, stabilitetit në njërën anë edhe mbi të gjitha të vërtetës historike...”.

Elena Kocaqi, historiane dhe studiuese

Aktualisht Elena Kocaqi ka në duar një studimin për historinë antike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dardan: 22/11/2018 19:04

    Ore dakord jam une edhe krenar si shqiptar me keto qe degjoj. Por me shpjego perse ne cdo germim tek ne zbulohen objekte edhe varre gjithmone me mbishkrime vetem ne greqishten e vjeter? Valle pellazget flisnin greqisht apo ka pasur konspiracion ndaj nesh pasardhesve te ilireve qysh mijera vite me pare?!!

    Përgjigju
    • Kuq e zi: 22/11/2018 19:33

      Dardan Mos ngaterro alfabetin me gjuhen Shqiptaret kane shkruar gjer para nje shekulli me shkronja greke Pastaj greqishtja e lashte nuk i perket grqise se sotme eshte gjuhe tjeter Greqishtja u zgjodh nga kostandini i nishit (pra ilir) si gjuha e ungjillit Ajo qe duhet te zgjidhim eshte sa grek me origjine shqiptare jane sa me origjine turke (ponte) Sa vlleh sa sllav Pse greqia nuk njeh popullsine e saj ne baze etnike? Sepse eshte corbe derrash

  • Shqiptari: 22/11/2018 18:30

    Per shkak te pa aftesis ton sllavet e greket na tjetersun historin tan te lavditshme besa edhe i grekizuan popullin tan Shqiptat...

    Përgjigju
  • AThe"na: 22/11/2018 17:21

    Te lumte!..Leka MaKale"(jo MeGalo)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?