Politikë

Elena Kocaqi: SPAK të bëjë më shumë hetime pro aktive, drejtësia mos të japë vetëm dënime me burg

22 Korrik, 19:01| Përditesimi: 22 Korrik, 20:20

  • Share

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, mendon se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duhet të jetë më shumë e angazhuar në lidhje me hetimet e nisura kryesisht.

Në një intervistë për emisionin “Frontline” nga Marsela Karapanço, Kocaqi theksoi se SPAK duhet të iniciojë edhe vetë hetime, e jo t’i nisë vetëm nga denoncimet e të tjerëve.

“Mendoj se SPAK nuk ka bërë hetime pro aktive, pra nuk ka nevojë për t’u bërë denoncime. Pra nuk ka nevojë që SPAK të fillojë hetimin gjithmonë me një denoncim nga dikush. Por ai duhet të shikojë një kronikë në media, duhet të bëjë vetë hetim për diçka që nuk shkon, dhe sidomos në çështje që kanë të bëjnë me korrupsionin, sepse problemi që kemi ngritur ne këtë strukturë është i politikanëve, i politikanëve që janë me pushtet e që kanë vendimmarrje, se ka dhe politikanë që nuk kanë asnjë gjë në dorë. Po flas për ata të cilët janë ministra, deputetë, Kryeministër, President, të cilët marrin vendimet”.

Kocaqi ka kritikuar edhe drejtësinë penale në Shqipëri, kur thotë se jepen shumë dënime me burg, kur ndërkohë do të duhet që të ketë edhe dënime alternative.

“Drejtësia penale në Shqipëri ka problematika të jashtëzakonshme. E para njëherë duhet reformuar Kodi Penal, e dyta mënyra si jepet drejtësi nga gjykata, e treta se si prokurori e konsideron akuzën është ende si në kohën e komunizmit. Se si gjykata dëgjon më tepër prokurorin, kur ndërkohë prokurori dhe i pandehuri janë palë në një proces dhe gjykata nuk duhet të niset nga kërkesat e prokurorit, por duhet të niset të mbrojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Dhe dënimet për mendimin tim duhet të jenë alternative. Pra ne japim burg për çdo gjë, që është shumë e gabuar, duhet të ketë dënime edhe me gjoba, dënime alternative, me qëllim që mos të fusim rininë kot në burg për një gabim shumë të vogël siç ndodh aktualisht në Shqipëri”.

V.GJ /I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Puna: 22/07/2025 20:45

    Mire e ka zonja: Spak nuk ka bere detyren. Pra e ka shperdoruar gjithashtu. Shkak te arsyeshem nuk ka. Ndaj ta mbeshtesim kur ajo apo horganizata e saj do’kallzojne’ kete krim e veper te rande penale!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?