Elez Biberaj

Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës

1 Korrik 2020, 16:59| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 17:01

  • Share

TIRANË- Gazetari shqiptaro amerikan i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj është emëruar drejtori i saj nga Agjencia e Shteteve të Bashkura për Median Globale (USAGM).

Ai u njoftua përmes një emaili drejtuar stafit të martën nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale Michael Pack. Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikëqyrur transmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin.

Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës. Emërimi vjen ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar tek pavarësia editoriale e Zërit të Amerikës. Michael Pack tha se emërimet e njoftuara, “do të shërbejnë në role kritike për të mundësuar që rrjetet tona të kenë rezultate më të larta dhe për t’i shërbyer me më efikasitet audiencës tonë”.

Së bashku, të pesë rrjetet e lajmeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Median Globale, përfshirë Zërin e Amerikës, kanë një audiencë javore globale prej më shumë se 350 milionë dëgjuesish, shikuesish, dhe ndjekësish në internet në 61 gjuhë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 02/07/2020 13:17

    Tani dashka t'a marre lumi me te vertete VOA-ne. Rendesi ka ,qe ky tipi (elez biberaj) eshte prej kohesh hicgje per publikun shqiptar. TUNG.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?