Gazetari Elez Biberaj

Elez Biberaj largohet nga drejtimi i VOA-s! Media amerikane: I rezistoi tentativave për ndryshimin e editorialit pro Trump

9 Dhjetor 2020, 17:41| Përditesimi: 9 Dhjetor 2020, 17:47

  • Share

Gazetari Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit të tij.

Mediat amerikane raportojnë se veterani shqiptar i Zërit të Amerikës, është larguar nga i emëruari i Trump për Agjencinë Amerikane për Media Globale, Michael Pack.

Gjithashtu ato shkruajnë se largimi i Biberajt është tentativë e Pack për të emëruar një të besuarin e tij, Robert Reilly.

Sipas Washington Post, Elez Biberaj i rezistoi tentatvivave të Pack për të ndryshuar editorialin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave pro Trump.

Madje sipas saj, largimi i Biberajt është një organizim i kontrollit të shtuar të mediave në përkrahje të Trump në prag të largimit të tij nga posti i Presidentit, pasi në janar betohet Joe Biden i cili do të jetë Presidenti i ri dhe i 46-të i SHBA.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?