Edhe e ‘moderuara’ Jorida Tabaku i bashkohet qëndrimit të Sali Berishës që SPAK të kalojë në konsultim edhe me Komisionin e Venecias. Drejtësia sipas saj duhet të korrigjohet me ndërhyrjen e Venecias, që të japë opinion të plotë.
Ndërsa deputeti Fatmir Xhafaj, kreu i Komisionit Antikorrupsion, ngriti sot pyetjen “kush kontrollon kontrollorin dhe ku japin llogari këto institucione?”, duke nënkuptuar idenë se kërkohet një monitorim i drejtësisë, përfshi edhe SPAK-un.
Por çfarë mendojnë të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, të moderatorit Denis Minga.
Analisti Redi Varaku u shpreh se të dyja palët e kanë vendosur se do e zhbëjnë SPAK-un dhe kjo duket nga deklaratat e ditës së sotme, nga Xhafaj dhe Tabaku.
“Me këtë që shikojmë nga opozita, nëse PD fiton do zhbëhet edhe SPAK, siç po bën edhe Trump në SHBA, një spastrim radikal. Kurse në krahun tjetër, me Xhafajn do kemi të njëjtën linjë, por në krah tjetër, ku SPAK nuk do ekzistojë. Të dyja palët kanë një qëndrim, ndaj 11 Maji është fundi i SPAK dhe asaj që menduam se do ndryshonte politikën. SPAK aktualisht unë e shoh të pafuqishëm, edhe pas zhvillimeve të fundit. SPAK u ngrit për goditje politike dhe duhet parë se kush qëndron pas arrestimit të Veliaj”.
Ibsen Elezi shprehet se SHBA do vijojë ta mbështesë SPAK me administratën e saj dhe se politika shqiptare është zhytur në batak.
“Me sa shohim me dy deklarata, DASH thotë hapur se do e mbështesë SPAK-un fuqishëm. Janë deklarata zyrtare të SHBA-ve. Pandëshkueshmëria është e madhe, korrupsioni i lartë dhe SPAK e ka shumë të vështirë që të godasë. Por Rama dhe Berisha duket se problemin më të madh dhe kundërshtarin e tyre kanë SPAK. Aty ku janë zhytur këta nuk dalin dot nga ai batak dhe këta shpresojnë se Trump do i nxjerri nga ky batak. Por DASH do ketë qëndrim edhe më të fortë, sepse këta janë zhytur në batak. Nuk ka Trump që i nxjerr këta nga ky batak. Të jesh i sigurtë se SPAK do i godasë tani afër, në muajin Mars, do i godasë. SPAK s’i nxjerrë dot informacionet në publik se po t’i nxjerrë lidhjet Rama-Berisha do bënte lojë politike”, nënvizon Elezi për Report Tv.
Analisti Arben Meçe mendon se Sali Berisha kontrollon disa nga strukturat brenda SPAK dhe prokurori i dosjes “Veliaj” është i manipuluar politikisht. Për të shqetësimi i Xhafajt qëndron, sepse shikojmë implikim të prokurorit me politikën.
“Komisioni Xhafaj ka vetëm një muaj jetë, pasi nisin zgjedhjet dhe nuk ka më efekt tek SPAK-u deri pas 11 Majit. Shqetësimi i tij është i ligjshëm. SPAK është me qëndrim të agresivuar. Po t’i futesh me legjislacion është antikushtetues, ndaj i kanë vënë emrin i Posaçëm. Pse duhet t’ia çosh SPAK-un Venecias, është marrëveshje e madhe me 140 vota. Sali Berisha ka një strukturë nga brenda SPAK-ut që e kontrollon. Ky është përfundim, mjafton të shohësh kush i nxjerr informacionet e dosjeve nga SPAK, detaje që nuk i di askush. Pasi shikon mediat, të çojnë te Berisha dhe kjo të çon tek SPAK. Sali Berisha kontrollon SPAK. Në dosjen që shoh unë ka një manipulim të madh të prokurorit. Pra ky prokuror implikohet me politikën. Tani ngrihet pyetja, kush do e kontrollojë këtë prokuror të manipuluar?”, u shpreh ai.
Juristi Skerdilajd Dhuli shprehet se prokuroritë dhe gjykatat duhet të hyjnë në reformë të thellë, duke mbështetur nismat e Berishës dhe Tabakut.
"SPAK nëse fiton PD do hyjë në reformë. Gjykatat dhe Prokuroritë e shkallës së parë do ribëhen nga e para. Ose çmenduria e Ramës me shkrirjen e Gjykatave të Apelit", thotë Dhuli.
Komente

Sali krimi nuk dota zhbëj SPAKun! po dotë vendosë Gjin Gjonat e tijë që SPAKu të jetë plotësisht në kthetra e tia!
Përgjigju