Këngëtari Elgit Doda ka vendosur që t'i propozojë martesë Klea Hutës në ditëlindjen e dytë të djalit të tyre Krid. Teksa moderatorja e njohur mbante në krah të birin, kompozitori u ul në gjunjë dhe i propozoi para të gjithë të ftuarve.
Gjatë propozimit, Klea mbeti pa fjalë dhe të gjithë po prisnin përgjigjen e saj, thjesht i tha "Të dua" duke treguar se e pranoi propozimin. Ajo për të cilën ishin kurioze të gjitha vajzat ishte unaza. Dhe Klea nuk ka vonuar ta zbulojë. Në një fotografi të postuar në "Instastory", Klea tregon unazën dhe shkruan: “Do flasim edhe për këtë”.
Unaza është tipike fejese me një gur të bardhë. Elgiti ka zgjedhur një unazë të thjeshtë dhe elegante. Klea dhe Elgiti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre para dy vitesh kur ndanë fotografi të veshur si nuse e dhëndër në Marok, por këtë herë duket se kanë vendosur të bëjnë ceremoninë.