VIP & Spektakël

Elia Zaharia: Princ Leka i lumtur që shikon gjyshen e tij si një personazh përrallash (VIDEO)

18 Nëntor 2019, 14:42| Përditesimi: 18 Nëntor 2019, 14:48

  • Share

Fëmijët tanimë do të mund të kenë në duar përrallën që i dedikohet mbretëreshën Geraldinë, sjellë në një mënyrë shumë të veçantë nga Elia Zaharia, bashkëshortja e Princit Leka.

Ishim mësuar që të lexonim përralla vetëm për princeshat imagjinare, por Elia është e para që ka sjellë një libër me përralla për një princeshë të vërtetë. Ajo rrëfen për gazetaren Suada Daci emocionet që ka përjetuar gjatë këtyre ditëve.  

E kam përjetuar javën e panairit me shumë emicion. Kam qenë e lumtur që shikoja shkëlqimin në sytë e fëmijëve që tashmë do të lexonin përralla për një princeshë të vërtetë.” thotë Elia Zaharia.

Kurimi në çdo detaj i librit, për Elian ka ardhur nga bashkëpunimi i ngushtë me ilustratoren.

Është një bashkëpunim shumë i ngushtë i imi me ilustratoren. Kemi qenë kërkuese për çdo detaj dhe kemi kërkuar që asnjë detaj të mos lihet pas dore".

Ajo tregon se edhe princi Leka e ka ndjekur prej fillimit këtë libër.

Princ Leka e ka ndjekur librin që në momentin që ka qenë projekt ide në mendjen time. Ia kam lexuar të gjitha ndryshimet apo idetë e reja. E ka ndjekur hap pas hapi edhe realizimin me ilustrime të cilat kanë zgjatur për 2 vite. I kam kërkuar ide dhe ai është i lumtur që shikon gjyshen e tij si një personazh përrallash.” shprehet Elia.

Elia Zaharia e prezantoi për publikun përrallën “Trëndafili i Bardhë”, në Panairin e 22-të të Librit, i cili mblodhi rreth 100 ekspozues, nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

D.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?