Sport

Eliminatoret e Botërorit/ Sylvinho: Më duhen të 27 lojtarët, kemi dy ndeshje të vështira dhe fizike, kërkojmë fitore! Me Serbinë na duhen lojtarë me zemër dhe shpirt

26 Maj, 11:21| Përditesimi: 26 Maj, 13:09

  • Share

Shqipëria do të përballet me Serbinë dhe Letoninë në dy takimet e muajit Qershor (datat 7 dhe 10), të vlefshme për Botërorin 2026.

Tekniku i kuqezinjve, braziliani Sylvinho, doli sot (26 maj) në një konferencë për gazetarët, ku foli për listën e grumbullimit, gjendjen e lojtarëve, vështirësitë dhe pritshmëritë.

Ai u shpreh se këto 10 ditë që kanë mbetur duhen shfrytëzuar sa më mirë për t’u përgatitur dhe se të 27 lojtarët e grumbulluar janë të rëndësishëm.

Pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ernest Koçi, në lidhje me thirrjet e presidentit serb ndaj skuadrës që të shkonin në Tiranë dhe të fitonin, Sylvinho iu përgjigj me diplomaci, se e 'kishte dëgjuar një gjë të tillë, por ai do fokusohet vetëm të shpirti, zemra, puna e tij dhe lojtarëve, pasi ndeshjet zgjasin 90 minuta dhe gjithçka mund të ndodhë'.

Tekniku theksoi se qëllimi në kato dy takime që do jenë fizike dhe kërkojnë shumë energji, nevojitet vetëm rezultati dhe pikët. Në lidhje me llogaritë e kualifikimit, ai u shpreh se duhen parë takimet ndeshje pas ndeshjeje, hap pas hapi dhe në shtator apo tetor do vlerësohet situata matematikore.

Gjendja e lojtarëve?

"Kemi përpara 10 ditë për të bërë një punë të mirë dhe duhet të punojnë mirë, moment specifik i gjithë sezonit dhe datë specifike e FIFA-s, sepse shumë lojtarë mbarojnë sezonin. Një pjesë kanë mbaruar sezonin e të tjerët po e mbarojnë, ka nga ata që kanë 10 ditë që po bëjnë pushime dhe ne duam lojtarë në formë, ndaj këto 10 ditë duhet të punojmë mirë".

Takimi me Serbinë?

"Janë dy ndeshje të forta, të vështira, sepse kemi të bëjmë me dy skuadra që luajnë fizikisht, kërkojnë shumë energji dhe ne do fokusohemi fillimisht tek ndeshja e parë me Serbinë dhe veçanërisht te loja jonë. Por duhet të punojmë mirë për të dyja sfidave. Ndaj unë kam nevojë për të 27 lojtarët. Sigurisht ndeshja me Serbinë është e veçantë dhe specifike, por ne do të fokusohemi te loja dhe tek të dy takimet. Duhet ta përgatisimim shumë mirë takimin. Ne do të kërkojmë të marrim rezultatin pozitiv".

Rezultati?

"Të 27 lojtarët e grupit janë shumë të rëndësishëm për mua. Ne do të punojmë sa më mirë për të dyja sfidat, Serbinë dhe Letoninë. Janë 7 ditë rresht që duhet të përgatitemi për këto ndeshje. I kemi parë ndeshjet e fundit të Serbisë dhe Letonisë dhe at ana kanë parë ne, por mbetet për të parë ajo që do ndodhë".

A mund t’ia dalë Shqipëria, sidomos në ndeshjen me Serbinë?

"Jënë dy skuadra tepër fizike dhe janë specifikisht ndeshje të forta dhe fizike. Më kujtohet një vit e gjysmë më parë që kemi luajtur vazhdimisht me skuadra të fuqishme.

Ve veçanërisht edhe Serbia ka pasur takime të forta, kanë lojtarë të fortë, të gjatë. Ne do të shfrytëzojmë mundësitë tona, kemi lojtarë të rëndësishëm në grup. Duhet të përgatisim sa më mirë të dyja takimet. Çdo ndeshje futbolli zgjat 90 minuta dhe çdo gjë mund të ndodhë. Ne do të luftojmë deri në fund për një rezultat të mirë".

Ndeshja me Serbinë, histori dhe politikë?

"Po, është ndeshje e vështirë. Por është një ndeshje, mos harroni, kur hynë në fushë, fokusohesh vetëm te loja. Do punojmë edhe në këtë element, por fusha është fushë. Na pret punë për të bërë dhe te ky element do fokusohemi. Na duhen lojtarë me zemër dhe shpirt në fushë. Sigurisht që në letër diskutohet edhe vendi i dytë, ndaj nuk ka kohë për të humbur. Fusha flet vet, ndaj unë dua që lojtarët të japin më të mirën deri në fund".

A luajmë vetëm për vendin e dytë?

"Në letër Anglia është shumë e fortë, që të jemi të sinqertë. Por ne duhet të fokusohemi te vetja dhe kundërshtari i radhës. Ne duhet të fokusohemi vetëm te vetja, puna, loja jonë, grupi, mundësitë dhe pikët. Duhet të shpenzojmë të gjithë energjinë e mundshme për të dhënë rezultat dhe për të marrë sa më shumë pikë. Janë dy kombëtaret më të forta sipas meje, Anglia dhe Serbia. Në shtator apo tetor mund të krijojmë një farë ideje se ku gjendemi dhe sa shanse kemi".

A mungon ndonjë lojtar?

"Kemi grumbulluar lojtarë të rinj në skuadër, disa prej tyre e kenë grumbullimin e parë, të dytë apo të tretë. Kemi ndryshime të mëdha në krahasim me listat e kohëve më parë. Kemi grumbulluar më të mirët, por fusha do flasë. Nga këta mua më duhet të vendos 11 lojtarë në ndeshje, Unë mendoj se lojtarët na sjellin të gjithë element dhe ndryshime, por aq mundësi kemi të aktivizojmë, sepse nuk bëjmë 6-7 ndryshime në ndeshje, ndaj do fokusohemi vetëm tek ana jonë".

Thirrjet e Serbisë për fitore në Shqipëri, po ne a kemi nevojë për këtë pyetje?

"E kam dëgjuar këtë. Por e bukura e futbollit është se zgjat 90 minuta. Janë ndeshje të vështira, të bëjmë më të mirën e mundshme dhe do shohim atë që do ndodhë. Jam i lumtur me lojtarët që kam grumbulluar dhe pres më të mirën prej tyre".

Gjendja emocionale e ekipit dhe mungesa e Shpendit?

"Ne kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës, madje njëri luan edhe në Argjentinë. Ne përpiqemi të mbledhim më të mirët, por kemi edhe një listë me 15-20 lojtarë që i vëzhgojmë vazhdimisht, por jam i kënaqur me këta që kam. Sa i përket Shpendit, unë mendoj dhe besoj te puna e gjatë dhe jo momentale. Unë nuk besoj te 10 ndryshime në çdo grumbullim, por në punën në grup të ekipit".

Asllani në finalen e Champions?

"Është një nga ndeshjet më të bukura në botë, shpresoj të shohim ndeshje të bukur, pasi edhe vetë e di se çdo të thotë pasi kam pasur mundësinë ta luaj një të tillë dhe është më e bukura në botë. Është gjë e mirë edhe për Federatën që një lojtar shqiptar është në finalen e Champions, madje unë besoj se ai ka bërë dhe po bën mirë. Shpresoj që të luaj dhe të fitojë".

Pikat kyçe

"I rëndësishëm është ekuilibri i skuadrës dhe rezultati. Ne do punojmë për këtë ekuilibër dhe për të bërë mirë si skuadër".

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?