Carlos Alcaraz

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore

29 Mars, 13:14| Përditesimi: 29 Mars, 13:17

  • Share

TENIS - Grigor Dimitrov i bashkohet gjermanit Alexander Zverev në gjysmëfinalen e turneut ATP Masters 1000 në Miami. Në fushat e forta në Florida, bullgari 32-vjeçar i renditur në vendin e 12-të në botë arriti të eliminojë numrin 2 të renditjes, 20-vjeçarin spanjoll Carlos Alcaraz. Në çerekfinale rezultati përfundimtar ishte 6-2, 6-4.

Ky është një lajm i mirë për italianin Jannik Sinner, i cili luan sot në gjysmëfinalen e parë kundër Daniil Medvedev. Nëse do të arrinte në finale dhe më pas do të fitonte turneun, Sinner do të bëhej numri 2 në botë, duke ia kaluar vetë Alcarazit.

Renditja - Me eliminimin nga Miami, Alcaraz ndalet në 8645 pikë ndërsa Sinner ka 8110 të tilla. Për të mposhtur spanjollin dhe për t'i marrë vendin, Jannik i duhen 1000 pikë që do i takonin fituesit të turneut, ndërsa 650 në finale nuk do të mjaftonin.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?