Trajneri brazilian, Tite

Eliminimi i Brazilit, Federata mban trajnerin, analiza e mediave: Ja 7 gabimet që bëri Tite

8 Korrik 2018, 12:36| Përditesimi: 8 Korrik 2018, 12:39

  • Share

Eliminimi i Brazilit në çerekfinalet e Kupës së Botës nga Belgjika nuk do të shoqërohet me një revolucion siç ndodhi pas Botërorëve të viteve 2010 dhe 2014-të. Federata braziliane e futbollit duket se është e kënaqur me punën e bërë nga trajneri Tite dhe pjesa tjetër e stafit dhe është në idenë që të vijojë bashkëpunimi deri në Botërorin e vitit 2022 që do zhvillohet në Katar.

Trajneri Tite do të marrë disa ditë për të reflektuar dhe të marrë një vendim por në Brazil analizojnë se Selecao bëri gjithçka për ta fituar Kupën e Botës dhe se ishin detajet ato që vendosën ndaj Belgjikës.

Kupa e Amerikës është e radhës që Brazili do kërkojë ta fitojë verën e ardhshme dhe me shumë mundësi me Tite në drejtim. Gjithsesi, media të tjera bëjnë një analizë dhe zbulojnë 7 gabimet që ka bërë trajneri Tite që rezultuan fatale deri në eliminimin e 5 herë kampionëve të Botës.

1-      Vendosja e gabuar taktike ndaj Belgjikës.

2-      Mungesa e një lideri në skuadër brenda dhe jashtë fushe. Brazili ishte e vetmja skuadër që ndryshonte kapiten çdo ndeshje.

3-      Këmbëngulja tek Neymar edhe kur ylli I skuadrës nuk ishte në formë të mirë.

4-      Insistimi tek lojtarët e tij të preferuar edhe kur ata nuk po bënin paraqitje të mirë.

5-      Nuk përdori siç duhet dy lojtarë të rëndësishëm si Felipe Luis dhe Roberto Firmino.

6-      Dëmtimet e disa lojtarëve.

7-      Mungesa e alternativave të duhura në pankinë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?