Eliminimi i Italisë, De Biasi mbron Mancinin: Është mirë të shkosh në dasma, por a është keq të shkosh të varrime?

2 Prill 2022, 13:49| Përditesimi: 2 Prill 2022, 13:59

  • Share

Kombi italian është padiskutim i trishtuar për mos marrjen pjesë për herë të dytë radhazi në Botëror. Pas eliminimit në ‘play-off’ nga Maqedonia e Veriut kritikat kanë vërshuar lumë për trajnerin Mancini, i cili vetëm disa muaj më para fitoi kampionatin europian.

Ndër të paktit që i ka dalë në mbrojtje Mancinit është ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi.

“Është mirë të shkosh në dasma, por a është keq të marrësh pjesë në varrime? A është budalla sot Roberto Mancini, i cili ishte hero në korrikun e vitit të kaluar? Kur fitoi kampionatin europian, të gjithë e vlerësuan.

Problemi është se ti bëhesh i burgosuri i vetes: si të mos jesh mirënjohës ndaj kujtdo që të bëri të fitosh? Por ne jemi të gjithë mirë më pas. Mancini bëri atë që ndjeu. Është e vështirë të heqësh qafe lojtarët që e di se mund të të japin diçka dhe më pas të mos të japin,”-u shpreh de Biasi.

Më pas italiani, për ‘Radio 24’ në Itali foli edhe për mundësinë që kishte vite më parë për të drejtuar ‘axurrët: “Kisha mundësi ta drejtoja kombëtaren italiane, isha në garë me Venturën. Bëra disa intervista, por më pas u bë zgjedhja tjetër që më bëri të ndihesha keq.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?