Edinson Cavani

Eliminimi nga Botërori, Cavani sulmon ashpër arbitrin: Duhet të shkojë në burg

11 Janar 2023, 20:55| Përditesimi: 11 Janar 2023, 20:57

  • Share

Sulmuesi i Uruguait, Edinson Cavani ka vijuar me akuzat pas eliminimit të kombëtares ku ai bën pjesë nga Kupa e Botës në Katar një muaj më parë. 34-vjeçari është shprehur kundër arbitrit Daniel Siebert, me këtë të fundit që nuk akordoi dy penallti dhe nuk u konsultua me VAR për të parë rastet e dyshuara në ndeshjen kundër Ganës në fazën e grupeve.

"Nëse më sanksionojnë se kam goditur VAR-in, atëherë për eliminimin tonë nga Kupa e Botës duhet të arrestojnë arbitrin Sieberti. Këto janë gabime që nuk mund t’i bësh me VAR, me të gjitha kamerat dhe arbitrat pas”, tha Cavani.

Në drejtim të sulmuesit është hapur një hetim nga FIFA, me Cavanin që mund të dënohet me disa ndeshje pezullim pasi goditi dhe dëmtoi sisemin VAR në nerva e sipër.

"Jam i shqetësuar për një pezullim të mundshëm. Po, sigurisht që më shqetëson, sepse do të thoshte se do jem jashtë garave me shokët e skuadrës, klubin dhe kombëtaren time. Më shqetëson. Por këto janë gjëra që ndodhin", tha ai.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?