Eusebio Di Francesco

Sport

Eliminimi nga ‘Champions’, Roma shkarkon trajnerin Di Francesco

7 Mars 2019, 19:21| Përditesimi: 7 Mars 2019, 19:25

  • Share

S’kualifikimi nga Champions League i ka kushtuar largimin nga Roma trajneri Eusebio Di Francesco. Sot në orën 18:05 klubi verdhekuq me anë të një komunikatë të shkurtër ka lajmëruar shkarkimin e trajnerit.

Mediat në Italia shkruajnë se vendin e Di Francesco-s deri në fundin e sezonit do të zërë Claudio Ranieri. Prej kohësh 49-vjeçari përflitej për largimin, por eliminimi të mërkurën nga Porto ka vënë pikat mbi i.

Di Françesko mori drejtimin e klubit në vitin 2017 dhe sezonin e shkuar arriti të çoj Romën deri në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, ku u eliminua nga Liverpool-i. Pas shkarkimit klubi i Romës e ka falenderuar trajnerin në “Tëitter” dhe në faqen zyrtare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?