Barazimi 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Iberia nuk ishte i duhuri për Partizanin, që pas humbjes 2-0 në Gjeorgji në sfidën e kthimit është jashtë Conference League.
Pas këtij dështimi, për mediet trajneri i Partizanit, Orges Shehi kërkoi afrime në merkato.
“Të dyja ndeshjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ndeshja e parë na kryqëzoi, ai është pengu më i madh. U përpoqëm me të gjitha forcat për ta ndryshuar rezultatin. Gjej rastin t’i komplimentoj çunat, mungesat na e vështirësuan edhe më shumë punën. Në qoftë se do të kishim shfrytëzuar rastet tona, që në Europë nuk janë me bollëk, situata do të ishte ndryshe. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të pranojmë rezultatin, edhe pse pishmani më i madh është ndeshja e parë", tha fillimisht ai.
Teksa sa i përket merkatos, Shehi shtoi se nuk është përgjegjësi e tij, por deklaroi se kanë nevojë për lojtarë të rinj.
“Nuk jam përgjegjës për merkaton, kemi nevojë për ndërhyrje, na duhen lojtarë. Maget me shumë mundësi mund të lëvizë, largimi i Muratajt na sjellë nevojën për lojtarë të rinj. Na duhen edhe 2 lojtarë krahësh. Gjithë vitin luhet për të ardhur këtu, kur ke kështu problematikash, eliminohesh në turin e dytë. Gjithsesi nuk duhet t’i ngarkojmë psikologjikisht çunat. Duhet të konfigurohemi për kampionatin dhe të vazhdojmë punën”, deklaroi ndër të tjera Orges Shehi.
Lajmi kryesor:
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
S.Dh/ReportTv.al