Bayer Leverkusen dhe Roma barazuan dje 2-2 në gjysmëfinalen e kthimit të Europa League, me gjermanët që siguruan finalen e Dublinit pas fitores 0-2 në Romë javën e kaluar.
I keqardhur për këtë eliminim u duk pas ndeshjes Daniele De Rossi. Për mediet ai tha se gjithçka nisi nga autogoli i Mancinit, me Romën që po kryesonte 0-2 në "BayArena" deri në minutën e 82.
"Ishte një ndeshje heroike, ata janë një skuadër shumë e fortë. Goditëm pak në kuadrat dhe mendoj se në këtë aspekt duhet të përmirësohemi.
E vërteta është se djemtë zhvilluan një ndeshje të madhe, pak ditë më parë shpenzuam shumë energji me Juventusin ndërsa tashmë me Bayer Leverkusen ishte edhe një ngarkesë e lartë psikologjike.
Bayer luajti shumë mirë, por të vjen keq për autogolin. Jam shumë krenar për rrugëtimin tonë dhe tani duhet ta kalojmë shpejt këtë zhgënjim”, tha trajneri italian.