Eliminimi nga Evropa mbushi kupën, Shehi dhe Partizani u krisën kohë më parë! Pasuesi pritet i huaj

6 Gusht, 11:12| Përditesimi: 6 Gusht, 14:42

  • Share

Ka përfunduar në mënyrë të befasishme aventura e Orges Shehit te Partizani. Klubi i kuq njoftoi të hënën se palët kanë mbyllur bashkpunimin 7 muaj pas emërimit të trajnerit, i cili erdhi me bujë dhe pritej të rikthente të kuqtë tek titulli kampion. Ky largim ndodhi pak ditë pas eliminimit nga Kupat e Evropës në turin e dytë të Conference League, por burime bëjnë me dije se kjo ka qenë veëm pika e vlimit, pasi situata ka qenë e tensionuar më herët.

Kjo për shkak se përforcimet e kërkuara nga Orges Shehi nuk mbërritën asnjëherë dhe deklaratat e trajnerit në media zemëruan drejtorët e klubit. Është pikërisht Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv, i cili do marrë përkohësisht stërvitjen e ekipit deri në gjetjen e trajnerit të ri.

Mësohet se dëshira e ‘demave’ është një trajner i huaj dhe për këtë po studiohet tregu, por jo vetëm. Një emër që lakohet gjithmonë është edhe ai i Ilir Dajës, trajnerit të Ballkanit në Kosovë, i cili më herët ka drejtuar Partizanin, por që është larguar pa lënë gjurmë dhe me shumë pikëpyetje. Mbetet për tu parë nëse kjo do jetë një mundësi që Partizani dhe Ilir Daja të bëjnë atë që shumë premtuan vite më parë, por që nuk ndodhi.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?