Trajneri i Partizanit, Skënder Gega foli pas humbjes 0-1 që ekipi i tij pësoi nga Nomme Kalju në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Conference League. Humbja pas 120 minutave lojë nxjerr jashtë nga Evropa "Demat e Kuq". Për trajnerin tropojan ekipi i drejtuar prej tij nuk mori atë që meritoi, pasi goli u pësua në rastin e vetëm të rivalëve, nga një mungesë përqëndrimi.
"Teknikisht mendoj se meritonim shumë më tepër. Penalltia, normal ndodhin edhe me ekipe të mëdha, me lojtarë me eksperiencë në nivele të larta. Skuka ishte ai që na barazoi ndeshjen, qoftë ndoshta edhe të paparashikuar. Falë aftësive të tij dhe cilësive. Sot (dje) bëri maksimumin, pati rastet e veta. Ai edhe të tjerët. Fati nuk ishte me ne.
Mund të them për atë që dhanë djemtë në fushë, jam shumë i kënaqur. Nuk morëm nëmaksimum atë që merionim.
Rivalët një herë në portë - Shiko, mungesë vëmendje, futbolli është i pafalshëm. Më vjen keq me thënë të drejtën që aty kisha merak sepse bëmë dhe ndërrimin. U mundova të jem shumë strikt që të mos lëmë hapësira mbrapa kurrizit, një gjë që në pjesën e parë nuk qëlloi asnjëherë. Asnjë gjuajtje në portë.
Më vjen keq mënyra si erdhi goli, kur sheh edhe rastet ndjen keqardhje patjetër dhe i tillë është futbolli. Unë jam trajner dhe patjetër që kur nuk ka rezultat të mirë, secili ka përgjegjësinë, ke argumentet e tua. Më vjen keq për djersën, mundin që bënë dhe sakrificën sepse 90 minuta me intensitet. Menduam që do ishim brenda gjithë pritshmërive, qoftë edhe me shtesë. Lodhja bëri të veten, bëmë edhe ndërrim të detyruar", tha Skënder Gega për Supersport.
Lajmi kryesor:
Penalltia e humbur nga Skuka në 'Air Albania', Partizani 'pa vizë' për në Evropë
S.Dh/ReportTv.al