Laçi humbi 0-3 me Egnatian në shtëpi për ndeshjen e kthimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Eliminimi i kurbinasve dhe forma jo e mirë në kampionat ka bërë që trajneri i Laçit, Gentian Mezani, të meditojë largimin. Një gjë të tillë vlonjati e konfirmoi pas ndeshjes për Oversport.
"Dola këtu për respektin tuaj. Çfarë patë aty është ajo që shfaqi skuadra. Besoj që skuadra ka nevojë për diçka tjetër, duhet të ndryshoj dhe shpresoj që kjo të arrihet sa më shpejt. Dola për t’iu respektuar, sepse në të kundërt nuk do të dilja. Më vjen keq, se nuk arrita të bëja atë që duhej, sepse nuk arrita që t'i jepja mundësinë skuadrës dhe vetes sime për të shpalosur vlerat më të mira”, ka thënë Mezani.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Egnatia fiton në Laç dhe prek gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia eliminon Partizanin
S.Dh/ReportTv.al