Eliot Engel largohet nga kongresi, Kim: Faleminderit! Dhatë mbështetje për marrëdhënie të forta Shqipëri-SHBA! Hajdari: Më ka ndryshuar jetën që kur i shkova në zyrë

3 Janar 2021, 10:55| Përditesimi: 3 Janar 2021, 13:36

  • Share

Pas 32 viteve, Eliot Engel nesër largohet nga Kongresi në SHBA. Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, ka reaguar lidhur me largimin e tij me anë të një mesazhi në rrejte sociale, ku e falenderon Engel për vitet që i ka kushtuar vendit, përfshirë dhe mbështetjen për marrëdhënie të forta Shqipëri- SHBA.

Kim shton se Engel ka fituar respektin dhe mirënjohjen e shumë njerëzve në mbarë botën.

“Faleminderit Eliot Engel për një jetë të tërë shërbimi ndaj vendit tonë, përfshirë mbështetjen tuaj për marrëdhëniet e forta Shqipëri-SHBA. Ju keni fituar mirënjohjen, respektin dhe dashurinë e kaq shumë njerëzve në të gjithë botën. Faleminderit”, shprehet ambasadorja Kim.

Ndër diplomatët e huaj, Engel njihet si miku më i mirë i shqiptarëve për vetë rolin e tij vendimtar për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s ndaj serbëve dhe parandalimin e një genocidi në masë. Engel ishte së fundi kryetar i Komitetit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Pas 32 vjetëve të shkëlqyeshme, sot është dita ime e fundit si anëtar i Kongresit. Ka qenë nder jetësor t’u shërbej njerëzve të Bronxit dhe Westchesterit dhe jam përjetësisht falënderues që më është ofruar mundësia t’u përfaqësojë ju në Washington. Faleminderit që më keni dhënë besimin e juaj”, ka shkruar ndër të tjera kongresisti Engel në Facebook.

Deputetja Rudina Hajdari për largimin e Engel nga Kongresi, tregon se ai i ka ndryshuar jetën që nga momenti kur i ka shkuar në zyrë, ku dhe mësoi se shumë kohë para saj në të njëjtën zyrë kishte shkuar edhe babai i saj Azem Hajdari.

Për largimin e tij ka reaguar edhe kreu demokrat Lulzim Basha i cili në rrjete sociale i ka shprehur mirënohjen kongresmenit, të cilin e quan një avokat të palëkundur të vendit tonë. Teksa ka publikuar një foto me të Basha i thotë faleminderit Engel për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Nato.

Eliot Engel dhe Yuri Kim

Ora 21:42
Eliot Engel largohet nga Kongresi, Haradinaj e falenderon për angazhimin në Kosovë

1609706656_ramushharadinaj.jpg

Ish-kryeministri i Kosovës njëkohësisht dhe Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka falënderuar kongresmenin amerikan Eliot Engel për angazhimin e tij për Kosovën.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ai shkruan se shqiptarët janë përgjithmonë falënderues ndaj Eliot Engel.

“Një mik i shqiptarëve dhe avokat i palodhur i kauzës sonë kombëtare, përfundoi sot shërbimin në Kongresin Amerikan. Eliot Engel, shqiptarët të janë përgjithmonë falënderues”, shkroi Haradinaj.

 

Ora 11:30
Largimi i Eliot Engel nga Kongresi, Hajdari: Më ndryshoi jetën, para meje në zyrën e tij kishte shkuar dhe babai im

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për largimin e Eliot Engel pas 32 vitesh nga Kongresi në SHBA.

Ajo shkruan se ai ka ndryshuar jetën e saj që nga momenti kur i ka shkuar në zyrë, ku dhe mësoi se shumë kohë para saj në të njëjtën zyrë kishte shkuar edhe babai i saj Azem Hajdari.

“Në 32 vite shërbim ka prekur zemrat e shumë jetëve përreth përfshirë edhe timen. Ka ndryshuar jetën time në mënyrë trajektore që nga momenti kur shkova në zyrën e tij dhe mësova se babai im ka qenë në të njëjtën zyrë shumë vite më parë. Faleminderit”, shkruan ajo.

Ora 10:31
Basha falenderon kongresmenin Engel: Mirënjohje mikut tonë të shtrenjtë për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës

1609670524_Eqy9kYlXIAEYhP5.jpg

Kreu i PD lulzim Basha përmes një mesazhi të publikuar në rrjete sociale i ka shprehur mirënohjen kongresmenit Eliot Engel, të cilin e quan një avokat të palëkundur të vendit tonë.

Teksa ka publikuar një foto me të Basha i thotë faleminderit Engel për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Nato.

"Shpreh mirënjohjen time më të thellë për mikun tonë të shtrenjtë dhe avokatit tonë të palëkundur Z. Eliot Engëll.

 Faleminderit për mbështetjen vendimtare gjatë 3 dekadave, që ka sjellë pavarësinë e Kosovës dhe tranzicionin demokratik në Shqipëri, përfshirë anëtarësimin në Nato. Do të vazhdojmë më tej së bashku punën e papërfunduar ende”, shkruan Basha.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • www.youngtribune.com: 04/01/2021 06:08

    He can’t stay forever to that office but all Albanian representatives who are feeling sorry about his departure are just kiss ass politicians.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 03/01/2021 15:32

    O Lulush Bibilush je bere lango krejt .Po nejse me 25 prill ate te Noc Rrokut e ke te paketuar pa lene Eliot Engel.

    Përgjigju
  • Tirona: 03/01/2021 15:29

    Do hudhes kandidaturen per deputete dhe njerezit duan te dine se kush ishin Ata qe te derguan ne zyren e Kongresmenit Amerikan dhe mbasi dole nga ajo zyre arrite te kapes majat e politikes shqiptare duke mos patur asnje asnje dite pune dhe eksperience.Ti moj zonje pretendon te kapes nje karrike ne parlament por para se ta kapes ate karrike tregoji Shtetasve Shqiptare si e fillove karrieren politike .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?