Presidenti/ Spiropali: Begaj, figura që do nderojë zyrën e kreut të shtetit! Berisha ironi me Metën për firmën nga Stambolli: Më kujtoi Ali Pashën! Balla: Keqardhje që opozita bojkotoi

6 Qershor 2022, 20:28| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 22:48

  • Share

Zgjedhja e Presidentit ishte pjesë e debatit në seancën e sotme plenare.  Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se PS i dha vendit një President që e meritojnë shqiptarët.

“Si deputete dhe ministre e PS dhe deputete e grupit të negociatave do të them disa të vërteta që dua t’i ndaj me ju. Ne tentuam të respektojmë frymën e Kushtetutës që kërkonte një presidenti mbi palët. Nuk kishim asnjë prapavijë tjetër. Na keqkuptuan vetëm ata që nuk donin të na kuptonin. Hodhën gurë mbi durimin tonë dhe nga pozitat e pafuqisë dhe të arrogancës vendosën kushte pas kushte. Ata flisnin me ne po e kishin mendjen te personazhi (Berisha) që foli para këtu. Ishte kaq e dhimbshme derexheja ku ishin futur. E vetmja gjë mund t’i jepte fuqi ishte serioziteti në tryezë dhe mençuria në propozim. Asnjërën dhe as tjetrën nuk patën”, tha Spiropali.

Ndërkohë që nga jashtë Kuvendit, ku foli për media, ish-Kryeministri Sali Berisha ka ironizuar Presidentin Ilir Meta, aleatin e tij më të madh politik, i cili nënshkroi dekretin për lirimin nga detyra të ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj.  Meta tha se iu kujtua Ali Pashë Tepelena,'trupi në Janinë, koka në Stamboll'.

“Me emërimin më 4 qershor nga pseudo-mazhoranca të gjeneral Bajram Begajt President i Republikës së Shqipërisë, sot në Shqipëri njëlloj si dikur në diktaturën hoxhiste, të gjitha pushtet janë në dorë të një partie dhe një njeriu”, tha Berisha.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se opozita deklaroi se s’do e bojkotonte procesin kurrë më, por e mbajti fjalën vetëm tri javë. Sipas tij opozita duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësi dhe se bojkoti është fyerja më e madhe dhe opozita i detyrohet një ndjesë të madhe qytetarëve.

Ditën e shtunw, Bajram Begaj, ka marrë besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh president i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). Grupi i deputetëve të Enkelejd Alibeajt dhe Sali Berishës bojkotuan procesin, teksa nga opozita morën pjesë Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai nga PDIU, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho nga LSI dhe tre deputetë të PSD, Gertjan Deda, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.

Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë. Ish-shefi i shtabit ka marrë edhe 1 votë nga opozita. Kjo sepse me përllogaritje, Rama përveç 74 deputetëve të tij, i kishte të sigurta dhe 3 votat e deputetëve të Tom Doshit, pra 77 vota në total. Vota pro duket se ka "rrjedhur" nga  deputetët e PDIU-së, kjo sepse kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e tha që në nisje të seancës se grupi i saj parlamentar do të votojë kundër. 

Ora 20:40
Presidenti i ri, Balla: Procesi kushtetues, opozita tha se s’do bojkotojë procesin, e mbajti fjalën vetëm tri javë

 

Kreu i grupit parlamentar ka komentuar në Kuvend procesin e zgjedhjes së presidentit të ri ku tha se u bë sipas kushtetutës. Balla tha se opozita deklaroi se s’do e bojkotonte procesin kurrë më, por e mbajti fjalën vetëm tri javë.

“Mendoj që Kuvendi i Shqipërisë përgjatë këtij procesi ka bërë gjënë e duhur sipas Kushtetutës duke vendosur disa standarde që duhet të vlejnë për proceset e ardhshme. Keqardhje e madhe për bojkotin e një pjese të opozitës. Frika nga vota është diçka që mendoj që partia kryesore e opozitës, PD duhet t’i largohet. Kaq shumë bojkote e kanë dëmtuar PD. Edhe disa që gjoja bënë Kuvende dhe bënë deklarata se nuk do bojkotojnë kurrë e  mbajtën fjalën për tri javë. Si tha ajo vesi del me shpirtin, kuptuam kush e  kishte pasur këtë frymëzim për bojkote. Duhet të kuptojmë që opozita duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësi dhe se bojkoti është fyerja më e madhe dhe opozita i detyrohet një ndjesë të madhe qytetarëve”, tha ai.

Ora 20:38
Meta firmosi lirimin nga detyra të Begajt nga Turqia, Berisha ironi me aleatin e tij politik: Mu kujtua Ali Pasha, trupi në Janinë, koka në Stamboll

 

Sali Berisha ka ironizuar Presidentin Ilir Meta, aleatin e tij më të madh politik, i cili nënshkroi dekretin për lirimin nga detyra të ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj.  Meta tha se iu kujtua Ali Pashë Tepelena,'trupi në Janinë, koka në Stamboll'.

“Mu kujtua Ali Pashë Tepelena, trupi në Janinë, koka në Stamboll”, tha Berisha.

K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?