At Arthur Lioli

Elisa Spiropali: “Pavarësinë, shqiptari e ka në gen ndërsa amerikani në Kushtetutë”

30 Shtator 2023, 12:39| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 12:40

  • Share

“Pavarësinë, shqiptari e ka në gen ndërsa amerikani në Kushtetutë” – këto janë fjalët për “Zërin e Amerikës” të At Arthur Liolin, Kryekancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, dishepull i Fan Nolit.

Duke i’u referuar F. Nolit, atit të tij shpirtëror, At Liolin pohonte se “Noli përdorte kapelen e peshkopit për çështje fetare por edhe kapelën e Vatrës për çështjen kombëtare”.

Këto janë mësimet që At Liolin i vuri në jetë më pasionin e shqiptarit që nuk diti të ndajë dashurinë për Zotin nga ajo për Shqipërinë.

Fati e deshi që shumë misionarë fetarë shqiptarë, veç misionit parësor të predikimit, të merreshin edhe me politikë për shkak të nevojës urgjente që kishte populli shqiptar nën thundrën e diktaturës. Të “huaj” në atdheun e tyre ai e shumë bashkëvëllezër të tij që Shqipëria e origjinës së tyre, duke jetuar kohë absurde, nuk i deshi. Me shtetësi të plotë institucionale e shpirtërore në Amerikën e lirisë e ku frymën e kësaj lirie kërkuan me të gjitha mënyrat ta përcjellin tek vëllezërit e gjakut që vuanin përtej oqeanit!

At Liolin si dishepull besnik i Nolit, dha një mbështetje të jashtëzakonshme për Vatrën ku shqiptarë të të tri feve e deshen Shqipërinë e Zotin si mision të pandarë jetik! Dashuria për Zotin nuk është e tillë, nëse nuk është edhe dashuri për vëllezërit.

At Liolin dëshmon se në një dorëshkrim të Nolit në Kishën e Shën Gjergjit gjenden këto vargje:

Nën qiell dielli shuhet ngadalë /

Dhe oqeani cep më cep ka heshtur; /

Më nis o mëmëdhe nga larg një valë /

Që ta kuptosh se malli s’më ka vdekur.

At Liolin e deshi njësoj Shqipërinë e rrënjëve të tij dhe Amerikën ku kish lindur.

Ja pse lutja jonë sot i bashkohet bashkësisë shqiptare të Amerikës e bëhet një e vetme në thirrjen drejtuar Hyjit për shpirtin e tij. Për besimtarët vdekja nuk është vetëm tragjedi por edhe urë e takimit me Hyjin, ndaj përveç lutjeve për shpirtin e Tij, do t’i kërkoja At Liolin që të lutet për Shqipërinë nga Mbretëria e Hyjit ku do gjejë paqen e pasosur e mirënjohjen e shumë shqiptarëve!

Amen!

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • luani: 30/09/2023 23:41

    me nis o memedhe nje nga larg nje vale qe ta kuptosh se malli sme ka vdekur memedhe sa fjale e bukur atje ku te mbjell zoti

    Përgjigju
  • Maksi: 30/09/2023 13:03

    Eh mor At Liolin! Sikur te qe gjalle e cte te shohesh? Trashegimtaret e enverizmit madje edhe me te korruptuar dhe ligj se trashegimlenesit, perdhosin cdo etike e moral duke perlotur si korkodili. Ca dite me pare me shenjtin At Zef Pllumi, e sot me At Liolin!!! Ku shkon farsa e hipokrizise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?