Elisa Spiropali

Politikë

Elisa Spiropali ‘shpërthen’ kundër komenteve negative në rrjet për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Po shfrytëzoni lirinë për të shkruar!

8 Tetor, 08:40| Përditesimi: 8 Tetor, 08:41

  • Share

Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar e indinjuar nga komentet negative në rrjet kundër gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e Gjykatës së Apeli, si dhe lartësimi i veprimit të vrasësit, konsideruar në rrjet si një ‘akt heroik’.

Spiropali shkruan se urrejtja mbi viktimat dhe tentativat për të justifikuar vrasësin për kryerjen e veprimeve ekstreme, nuk është imazhi i Shqipërisë Europiane.

“Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lum komentesh të neveritshme në adresë të viktimës.

Po aq indinjuese është edhe tentativa për të justifikuar vrasësin për veprimin ekstrem që mori një jetë njeriu dhe lëndoi dy të tjerë.

Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve duke shfrytëzuar lirinë për të shkruar e komentuar në hapësirën digjitale, nuk mund të jetë kurrsesi Shqipëria Europiane.

Ndërkohë që me BE-në po negociojmë për t'iu afruar përherë e më shumë standardeve të medias e etikës demokratike europiane, nevojitet një ndërgjegjësim dhe reflektim i plotë për masat e ardhshme ligjore që mbrojnë dinjitetin e individit, po aq sa edhe lirinë e shprehjes.

Publikimet e paverifikuara mbi protagonizmin vrastar dhe vala e komenteve baltosëse në rrjetet sociale mbi viktimën nuk mund të jetë kurrsesi fytyra e shoqërisë shqiptare.

Shqipëria e vërtetë është shumë më shumë se kaq; është vlerë, është respekt, është dinjitet!

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të gjyqtarit Kalaja dhe solidaritet me gjyqtarët, prokurorët dhe gjithë shërbëtorët e shtetit shqiptar!”, shkruan Spiropali.

Komente të llojit “të lumtë dora” apo “kjo është drejtësi e burrni”, kanë qenë shkrimet që kanë shpërthyer në rrjet pas ngjarjes tronditëse të dy ditëve më parë. Gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për shkak të detyrën në kohën kur po e ushtronte atë nga Elvis Shkambi.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qazimi: 08/10/2025 10:31

    Edhe lirin e fjalés do ndaloni?

    Përgjigju
  • dogana: 08/10/2025 10:05

    Urrejtja nuk eshte per viktimen o Spiropidhi, por per ju te gjithe qe e vrate gjykatesin. Dhe ju nuk e kanalizoni dot atje ku doni ju fenomenin e denueshem per interesat e pushtetit.

    Përgjigju
  • mogerini: 08/10/2025 10:00

    Nepotizmi dhe korrupsioni jane pjese derrmuese e jetes qe beni. Ju plehra qe hipokrizine e keni pjese te pandashme te jetes, nuk beni dot moral, pervecse tek sekti pervers qe ju rrethon. Ju grabisni prona publike per interesa private te piçkave nga Evropa dhe per te mbajtur karriget tuaja sa me gjate keni nxjerre ne ankand Shqiperine. Ju qe futeni neper zyra me byrek ne dore nuk e fusni dot Shqiperine ne BE, sepse nuk plotesoni asnje standard. Skuadra me e mire eshte ne burg, ka edhe te tjere nga skuadra qe do shkojne me nje menyre apo tjeter, thjesht duroni edhe pak sa te liroheni nga ky makth.

    Përgjigju
  • Tirona: 08/10/2025 09:33

    Njësoj siç ju shfrytëzoni postin për tna pi gjakun. Duhen më shumë Shkamba o Spirropal. Erdhët me kanatjere të grisme e keni miliona €. Duke fikku nga ti e para e deri te i funit,lidhja jote krushqisë Ledio Ruçi,çuki Gramozit. Bisnesmen fotovoltaikësh në Fier me firmën e Subashit

    Përgjigju
  • Vlore: 08/10/2025 08:55

    Edhe ti e dashur Elisa bashke me te gjithe klasen politike gjykates e prokurore po shfrytezoni lirine qe ju jep detyra per te grabitur popullin Dhe komentet dalin nga pervoja e keqe qe ne kemi me ju dhe gjyqtaret e prokuroret qe ju mbeshtesin juve te perkrahur nga ju per mos te qene te drejt ne zbatimin e ligjit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?