Elisa Spiropali dhe Feridun Hadi Sinirlioğlu

Politikë

Elisa Spiropali takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së: Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë, tregues i prestigjit të lartë ndërkombëtar të Shqipërisë

15 Maj, 14:57| Përditesimi: 15 Maj, 15:00

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot paradite Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Hadi Sinirlioğlu, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Michel Tarran.

 Spiropali tha se Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë është tregues i prestigjit të lartë ndërkombëtar të Shqipërisë.

“Një partner kyç për mbështetjen e komisioneve parlamentare e deputetëve, hartimin e dokumenteve strategjikë, modernizimin dhe rritjen e eficencës së shërbimeve parlamentare. Shqipëria ka shpallur si objektiv strategjik anëtarësimin në BE brenda viti 2030.  Anëtarësimi i Shqipërisë do të ketë një ndikim pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke pasur rolin dhe kontributin e Shqipërisë si një faktor zhvillimi, integrimi e stabiliteti në rajon. Organizimi në Tiranë i Samitit të Komunitetit Politik Europian është tregues i progresit të Shqipërisë drej integrimit europian si edhe i prestigjit të lartë dhe rolit të saj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”-nënvizoi Spiropali.

Spiropali falenderoi Sekretarin e Përgjithshëm Sinirlioğlu për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe  nënvizoi se Kuvendi do të analizojë me kujdes gjetjet dhe rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR-it.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?